Komuna e Drenasit, në bashkëpunim me organizatën gjermane, Arbeiter-Samariter-Bund Deutschland e.V (ASB) në Kosovë, ka realizuar fazën e parë të projektit “Përkrahje shumë dimensionale socio-ekonomike për familjet në nevojë”. Në kuadër të këtij projekti është bërë shpërndarja e lopëve qumështore të racës simentale, makinave mjelëse si dhe 920kg koncentrat për 5 përfituesit e komunës së Drenasit.
Përfituesit e këtij projekti janë: Behxhet Bytyçi nga fshati Arllat, Smajl Dibrani nga Gradica, Fitim Avdulli nga Likoshani, Elmi Shala nga Krajkova, dhe Remzi Dani nga fshati Shtuticë.
Gjatë ndarjes së krerëve me lopë qumështore, prezent ishin stafi i organizatës gjermane ASB, përfaqësues nga komuna e Drenasit, si dhe përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale. Përfituesit e kësaj ndihme janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe ditëve në vazhdim do të vazhdoj faza e dytë për realizimin e këtij projekti.
Këtij bashkëpunimi i paraprinë memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar në mes komunës së Drenasit, respektivisht kryetarit Lladrovci dhe kryesueses së zyrës së Organizatës Ndërkombëtare Humanitare Gjermane “Arbeiter-Samariter-Bund Deutchland e.V”, Dafina Hoxha.