Ngacmues me lazer dhe ndërhyrje për karton të kuq

Brazili u ndesh me një incident racist tifozësh, lazer nga tribuna në fitoren 5-1 të së martës ndaj Tunizisë, në “Parc des Princes”. Fred goditi një banane të hedhur nga tifozët jashtë fushës, duke e kundërshtuar kështu aktin e turpshëm.

Lojtarët vazhduan të festonin golin e Richarlison në pjesën e parë, ndërsa më shumë objekte ranë në fushë. Ajo që kishte për qëllim ta frikësonte Brazilin si akt tjetër fanatizmi ndaj ekipit të Tite nuk e bëri dot një gjë të tillë.

Brazilianët organizuan një tjetër shfaqje të bukur futbolli, kërcyen si zakonisht dhe nuk ua dhanë spektatorëve racistë kënaqësinë e një përgjigjeje. Brazili tani ka fituar shtatë ndeshje radhazi, gjashtë nga të cilat kanë përfunduar me një diferencë prej të paktën tre golash.

“Selecao” do të shkojë në Botërorin e katarit si një nga favoritët kryesorë. Duket se urrejtja me të cilën janë përballur javët e fundit vetëm sa i ka kalitur më shumë ata. Raphinha (dy herë), Richarlison, Neymar dhe Pedro ishin të gjithë në listën e golashënuesve ndaj Tunizisë.

Ja vlerësimet për disa nga shtyllat kryesore të kombëtares braziliane:
Raphinha – Nëse ai ka qenë disi i çrregullt për Barcelonën në fillim të sezonit 2022-2023, është shfaqur plot besim me fanellën e Brazilit. Anësori i djathtë hapi rezultatin kundër Tunizisë, duke demonstruar aftësi dhe sens të madh vendosjeje me kokë, pas një pasimi të shkëlqyer nga Casemiro. Po në pjesën e parë ai shënoi golin e katërt të Brazilit.

Richarlison – Në fitoren e fundit 3-0 të Brazilit kundër Ganës, Richarlison bëri një hap të madh për ta vendosur veten si “9”. Tani, ai praktikisht e ka konfirmuar këtë status. Luajti vetëm pjesën e parë, por e “vodhi” shfaqjen me gol dhe asist. Gjatë ciklit të përzgjedhjes së Tite për Botërorin 2022, Richarlison ka shënuar gjithsej 17 gola, vjen vetëm pas Neymar në këtë drejtim. Ai është i pakrahasueshëm kur përjashtohen golat nga penalltitë.

Neymar – Numri 10 tregoi edhe një herë aftësitë e tij. Ai vuajti nga ndërhyrjet e tunizianëve dhe reagimi i tij ishte ai që duhet të ishte: presion ndaj arbitrit. Neymar u ngrit përballë kundërshtarëve dhe vazhdoi të bëjë atë që di më mirë, të luajë futboll. Shënuesi i golit të tretë brazilian në miqësore, kur shndërroi penalltinë e fituar nga Casemiro, ai duket më i mirë se kurrë.

Pedro – Pavarësisht minutave të kufizuara në fushë, Pedro tregoi nuhatje për golin, duke shënuar të pestin e Brazilit. Nëse është në fushë, do të përfitojë. Kështu është me Flamengon, kështu ka qenë kundër Tunizisë.

Casemiro – Është normale që në një ndeshje, pikët kryesore shkojnë kryesisht te sulmuesit, por Casemiro ishte një tjetër interpretues i shkëlqyer. Pasimi që u kthye në asist për golin e parë ishte si i Gerson në Botërorin 1970 (me ndryshimin që lojtari i Manchester United zakonisht përdor këmbën e djathtë, sigurisht). Mesfushori me përvojë fitoi edhe penalltinë që e ktheu në gol  Neymar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Komuna e Drenasit shpërndanë lopë, këta janë përfituesit e parë

Story i radhës

Kartat e para grafike diskrete të Intel në shitje nga 12 Tetori, konkurrojnë me RTX 3060

Të fundit nga