​Komuna e Deçanit shpall qytetar nderi neurokirurgun Mentor Petrela

Në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin Komunal të Deçanit, kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, ka shpallur qytetar nderi neurokirurgun Mentor Petrela. Ndërkaq, titulli do t’i ndahet në seancën solemne të 25 vjetorit të çlirimit të Deçanit.

Ramosaj ka numëruar edhe arsyet se pse kanë marr vendim që ta shpallin qytetar nderi Petrelen.

Ramosaj: Ka qenë gjithmonë i gatshëm me udhëtu dhe ka thënë me zë të lartë se vij për shkak se është qytetarë i Deçanit

“Debati për Petrelën ka filluar në legjislaturën e kaluar që ta shpallim qytetarë nderi. Arsyeja pse, ky personalisht si autoritet, si mjekë e ka një dashuri për këtë zonë, për këtë qytet, për shkak të ndjeshmërisë dhe për shkak të lidhjeve që i ka me dy tre persona. Po ashtu, përpos shkencës, zotësisë që e ka, përpos humanitetit që e ka, në shumicën e rasteve të drejtimit të qytetarëve të Deçanit që janë të shumtë në numër, ky personalisht nuk është paguar.., ky ka qenë gjithmonë i gatshëm edhe me udhëtu dhe ka thënë me zë të lartë se vij për shkak se është qytetarë i Deçanit, e ka një respekt të tillë për këtë zonë”, ka thënë Ramosaj.

Ramosaj ka kërkuar nga asambleja parlamentare që ta përkeshin këtë propozim, pasi sipas tij është nderë që ta kenë qytetar nderi neurokirurgin Petrela.

Ramosaj: Nder me e pas qytetar nderi të Komunës së Deçanit, për shkak të zotësisë së tij dhe besueshmërisë në aspekte profesionale

“Nuk kemi mundur me e bë në asamblenë e kaluar për shkak të disa procedurave, të cilat është dashur t’i tejkalojmë që ne me e marrë të drejtën mos të gabojmë në këtë drejtim. Ju ftoj të gjithëve që me e përkrah këtë propozim… Neve na shkon për nderë me e pas qytetarë nderi të Komunës së Deçanit, për shkak të zotësisë së tij dhe besueshmërisë në aspekte profesionale, sidomos në pesë apo gjashtë shtete ku ky ka ndikim tepër të madh”, ka shtuar ai.

Petrela, është një ndër 100 neurokirurgët më të mirë në botë, i cili ka kryer rreth 17 mijë operacione

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së Ndue Prekës, ja pistat ku po heton policia

Story i radhës

Pekini paralajmëron Holandën të përmbahet nga operacionet në Detin e Kinës Lindore

Të fundit nga