komuna e cairit shpalli shkrimtarin nga shqiperia fatmir toci qytetar nderi 62754d35ecbae

Komuna e Çairit shpalli shkrimtarin nga Shqipëria Fatmir Toçi qytetar nderi

May 6, 2022
1 minut lexim
untitled 55

Me propozim të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe me votën e këshilltarëve të Këshillit komunal të Çairit, shkrimtari nga Shqipëria Fatmir Toçi sot u shpall qytetar nderi i Çairit. Ganiu sqaroi se shpallja e Toçit qytetar nderi vije si shprehje e mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komunën e Çairit. “Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet i të gjithëve dhe për të gjithë. Edhe i atyre që jetojnë fizikisht tek ne edhe i atyre në zemrat e të cilëve jeton Çairi”, deklaroi kreu i Çairit, Visar Ganiu. Pas shpalljes qytetar nderi, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Botimeve Toena, promovuan sot edhe monografinë “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të shkrimtarit Fatmir Toçi. Kjo vepër i është dedikuar njërës nga pjesët më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes, autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.
Promovimi i librit u bë në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kabinetit qeveritarë, deputetëve, akademikëve dhe mysafirëve të shumtë.

toci12

toci11

toci3

6toci5

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fortnite rikthehet ne ios me ndihmen e microsoft 6275457312b44
Story i mëparshëm

Fortnite rikthehet në iOS me ndihmën e Microsoft

takim per rregulloren kuvendore te propozuar pas dialogut te trete zhan mone 627551de51d6e
Story i radhës

Takim për Rregulloren kuvendore të propozuar pas dialogut të tretë “Zhan Mone”

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë