kompanite funerale ne prishtine shtyjne protesten per dhjete dite 61fd43cc355a4

Kompanitë funerale në Prishtinë shtyjnë protestën për dhjetë ditë

February 4, 2022
1 minut lexim

Kompanitë funerale kanë njoftuar se kanë shtyrë protestën e paralajmëruar për ditën e hënë, në një afat prej 10 ditësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, protesta është shtyrë pas takimit që kanë pasur me kabinetin e kryetarit të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Ju njoftojmë se pas një takimi me kabinetin e kryetarit të Komunës, Përparim Rama, ne vendosëm që protestën ta shtyjmë për një afat prej dhjetë ditësh. Si përfaqësues i kompanive, shpresoj që komuna do t’i merr parasysh kërkesat tona”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kompanitë funerale kishin paralajmëruar protestë ndaj vendimit të Komunës së Prishtinës për t’i dhënë Bashkësisë Islame leje për kryerjen e shërbimeve funerale.

Përmes një komunikatë,kompanitë funerale kanë kërkuar shfuqizimin e marrëveshjes, pasi thonë se BIK nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në Komunën e Prishtinës, pasi që ekzistojnë 15 kompani privat të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zbardhet debati me dyer te mbyllura ne kryesine e pd basha sjemi te percare por 61fd43c9d5c5b
Story i mëparshëm

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Kryesinë e PD, Basha: S’jemi të përçarë, por …

komisioni per diskriminim do ta ndjek menyren e re paraqitjes se vendimeve te izolimi ne maqedoni 61fd44e7aa43e
Story i radhës

Komisioni për Diskriminim do ta ndjek mënyrën e re paraqitjes së vendimeve të izolimi në Maqedoni

Të fundit nga

Serë kanabisi në Thumanë, arrestohet 28 vjeçari

Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, kanë konstatuar në fshatin Thumanë, një

Edhe këtë fundjavë protestë në Koçan

Familjet e të vrarëve dhe të plagosurve në tragjedinë në Koçan sot po mbajnë një protestë të re në këtë qytet. Marshi nis në orën 16:05 nga parku i qytetit në Koçan
ShkoLartë