Komisioni për Diskriminim do ta ndjek mënyrën e re paraqitjes së vendimeve të izolimi në Maqedoni

Në takim përfaqësuesit e Inspektoratit theksuan se sistemi për paraqitjen e vendimeve për izolim është vjetërsuar dhe kjo krijon probleme në praktikë. Ata theksuan se janë shqyrtuar pjesa më e madhe e opsioneve për veprim më efikas dhe se në bashkëpunim me IT kompaninë, është diskutuar edhe për një sistem të ri elektronik për paraqitjen e vendimeve për izolim.

Gjatë krijimit të këtij sistemit, nga inspektorati theksuan se janë konsultuar me profesorë të fakulteteve juridike dhe ekspertë nga Agjencia për mbrojtje të të dhënave, që do të thotë se sistemi do t’i parasheh ligjet për mbrotjje të të dhënave.

Në fund të takimit u konstatua nga dy palët se do të jenë në komunikim të vazhdueshëm me qëllim që të parandalojë diskriminimin me publikimin dhe paraqitjen e vendimeve për izolim.

Komisioni do t’i ndjek hapat që kanë të bëjnë me zgjidhjen e këtij problemi dhe nëse nuk ka elemente për diskriminim do ta mbështesë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kompanitë funerale në Prishtinë shtyjnë protestën për dhjetë ditë

Story i radhës

Се одложи доизградбата на кружната градинка во Волково

Të fundit nga