Komisioni Hetimor/ Ahmetaj: Ministria e Financave nuk ka punë me kontrollin dhe auditimin e koncesioneve

Që prej orëve të para të paradites është zhvilluar Komisioni Hetimor lidhur me aferën e inceneratorëve.

Mbledhja është zhvilluar me debate dhe diskutime mes kryetares së Komisionit Jorida Tabaku dhe zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij Ahmetaj theksoi se Ministria e Financave nuk merret me kontrollin dhe auditimin e koncesioneve.

“Nuk ka punë MF me kontrollin dhe auditimin e koncensioneve. Thesari është i pavarur nga MF. Unë s’kam qenë autoritet kontraktor. Deri në fund të 2018 nuk ka pasur inspektim financiar…E ka ndarë Kushtetuta se me çfarë merret Ministria e Financave…”, tha Ahmetaj

Pjesë nga diskutimi:

Ahmetaj: Praktikisht MF nuk i hyn analizës financiare të fizibilitetit, por fokusohet te deficiti dhe borxhi që ka qenë ekselent…Nuk është kërkuar mbështetje buxhetore…Është koncesion bashkia e Tiranës sa herë të ketë qeveria mundësi nga paratë e veta qoftë të rezervës ti vendoste transfertë, do t’ja jepja në formën e transfertës….

Tabaku: Kamza ka një koncesion tjetër ? Kamza, Tirana e Durrësi me koncesion më vete, këto janë kosto.

Ahmetaj: Xhelal Mziu nuk ka kërkuar mbështetje buxhetore…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ja çka synon Xherdan Shaqiri në Chicago Fire

Story i radhës

​Kanadaja përgatitet të vendosë sanksione

Të fundit nga

Drita i shkon Malishevës

Në fundjavë rikthehet Superliga, vëmendja në Malishevë Këtë fundjavë do të rikthehet Superliga e Kosovës në