Hendbollistet e Kombëtares U17 të Kosovës janë grumbulluar të martën në Prishtinë. Menjëherë pasdite kanë nisur me përgatitjet për Kampionatin Evropian (B), që mbahet në Ankara të Turqisë.
Nën urdhrat e kryetrajnerit Mitat Ferati, hendbollistet tona kanë nisur punën me seriozitet maksimal, të vetëdijshme që në Evropian i presin ndeshje shumë sfiduese.
Kosova U17 është në grup me Sllovakinë, Poloninë, Finlandën dhe Bullgarinë.
Ndeshjen e parë e ka më 5 gusht ndaj Sllovakisë.