Kombëtarja U-21 stërvitet në “Elbasan Arena”, gati për sfidën me Kosovën

min lexim

Kombëtarja shqiptare U-21 është gati për ndeshjen përmbyllëse në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023 të Grupit G, atë ndaj Kosovës U-21 që luhet në stadiumin “Elbasan Arena” më datën 13 qershor, me sfidën që nis në ora 19:30.

Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra ka vijuar përgatitjet e fundit në stadiumin “Elbasan Arena”, duke zhvilluar edhe seancat e fundit stërvitore për të përgatitur sfidën në aspektin taktik.

Ndonëse është ndeshja e fundit, është mjaft e rëndësishme për përfaqësuesen shqiptare pasi një fitore do ta ngjiste në vendin e katërt të grupit me 12 pikë, duke lënë pas kështu pikërisht Kosovën dhe Andorrën. Sfida e parë e grupit mes dy ekipeve përfundoi me fitoren 2-1 të Kosovës.

Ndërkohë nga Kombëtarja U-21 janë larguar që dje dy lojtarët Simon Simoni dhe Kevin Haveri, të cilët kanë kaluar me Kombëtaren A për miqësoren e 13 qershorit ndaj Estonisë dhe janë bashkuar me grupin që të shtunën. Siç është bërë e ditur do të mundoj edhe mesfushori Aramdno Dobra i skualifikuar për shkak kartonësh.

Skuadra është shfaqur në gjendje të mirë dhe të gjithë lojtarët janë të motivuar për të bërë një mbyllje pozitive të kësaj fushate kualifikuese me një fitore ndaj Kosovës.

Shqipëria U-21 ishte pjesë e Grupit G në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2023, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Kuqezinjtë aktualisht renditen në vendin e pestë të grupit me 9 pikë të grumbulluara në 9 ndeshje.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Disa gjëra që ja vlen t’i blini një masë më të madhe nga ç’jeni

Story i radhës

“12 qershori 1999 shënoi fundin e luftës për liri”/ Lulzim Basha: Kosova sot faktor sigurie dhe paqeje në rajon!

Të fundit nga