Në ndeshjen e tretë të zhvilluar në Lojërat Mesdhetare në rërë “Heraklion 2023”,
Kombëtarja e Kosovës pësoi nga ajo e Greqisë me rezultat 2:0.
Dyshja jonë Erion Bajrami e Ermal Maliqi, pas fitores ndaj Marokut, e kanë pësuar humbjen e dytë, në sete 16:21 dhe 12:21.
Pavarësisht kësaj, “Dardanët” treguan paraqitje dinjitoze, duke e regjistruar një fitore nga tri ndeshje në grupin D.