Kombet e reja të Ballkanit të vjetër

January 26, 2022
min lexim

Ndër  thëniet  e paharruara që ka lënë ish kryeministri i famshëm britanik  Ë. Churchill, i cili udhëhoqi vendin e tij gjatë Luftës II Botërore, ka qenë një për Ballkanin: “Ballkani prodhon histori më shumë se mund të mbajë”. Në fakt, ka prodhuar jo vetëm histori më shumë se ka mundur të mbajë, por ndoshta dhe kombe më shumë se sa mund të  mbajë. Pa i marrë kurrsesi në një plan për arsye se tek njëra janë shumica absolute shqiptarë, në  rajonin tonë më të afërt dhe me ndikim tek ne këto kombe të reja janë në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë.

Në këto shtete është kërkuar dhe po kërkohet në mënyra të  ndryshme identiteti i tyre. Maqedonia në mënyrë  të ekzagjeruar prej vitesh ka bërë shpenzime marramendëse për ta përforcuar identitetin e saj, duke ndërtuar godina të stilit të lashtë klasik dhe statuja gjigande më të larta se pallatet. Siç ndodh, jo vetëm tek ato, por dhe tek ne, shpenzime të ekzagjeruara jashtë kohe e vendi, por gjithsesi për atje është punë e tyre. Kurse në Kosovë, për të njëjtin qëllim, ka zhvillime në një drejtim tjetër; po zhvillohen teori të reja të  “Kombit Kosovar”. Natyrisht, rrethanat historike, faktori ndërkombëtar dhe mbijetesa kanë detyruar një farë zgjidhje, dhe në këto kushte ndonjë teoricien në Kosovë justifikon ndoshta në mënyrë hegeliane stadin aktual të gjerave. Po të rezultonte me prosperitet ky stad, mund të ishte e justifikuar kjo teori, por fatkeqësisht nuk po rezulton kështu. Mendo sa kohë duhet që Kosova të bëhet pjesë e të gjitha organizmave ndërkombëtare, kur shqiptarët e Kosovës akoma nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë në Evropë.

Nga ana tjetër Maqedonisë së Veriut, megjithëse, si rezultat i impenjimit të saj, mendohej sikur gjithçka po  i shkonte mirë dhe po hynte në Evropë para Shqipërisë, për momentin vetoja e shtetit të kombit vëlla bullgar po e ndalon. Them për momentin, sepse Maqedonia e Veriut  ka një  dinamikë të shpejtë të zhvillimeve politike dhe duke iu drejtuar shpesh elektoratit herët a vonë do e arrijë marrëveshjen me bullgarët. Por varet a do të jetë  e qëndrueshme marrëveshja me shqiptarët brenda shtetit maqedonas të veriut. Urojmë që bashkëjetesa dhe bashkëqeverisja e shqiptarëve atje me maqedonasit verior të jetë e qëndrueshme, sepse historia ka treguar se ka qenë e mundur të ketë shtete me disa etni dhe etni në disa shtete, por ne rast se jo, dhe ka fakte për ta pranuar këtë opsion, atëherë përballë dy kombësive, asaj shqiptare  dhe asaj “kosovare”, shqiptarët e Maqedonisë se Veriut do të ishin në dilemë.

Gjithë sforcimi i lartpërmendur teorik në Kosovë është për të larguar idenë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën apo anasjelltas. Opsion ky që, pavarësisht ndjenjës kombëtare, bëhet i nevojshëm për ta provuar, sepse këto shtete fare pak hapa po bëjë përpara. Opsion ky, që para ca kohësh pati njëfarë interesi dhe të faktorit ndërkombëtar. Ishte një kohë, kur fundi fokuyamian i historisë bëri që Shqipëria dhe, kryesisht, Kosova të zinin një vend të rëndësishëm  në politikën ndërkombëtare, përfshirë dhe opsioni e lartpërmendur. Tani duket se historia botërore po rifillon, ndoshta në dramacitetin “normal” të saj. Po dalin në skenë çështje shumë më të mëdha për tu zgjidhur në mbarë botën lindore, të afërt dhe të largët,  dhe ne shqiptarët do te kuptojmë se na ka ikur treni i radhës. Mund të vije tjetri duke ecur nëpër rrugë se hekurudhë nuk ka!   

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konferenca “Privatësia në Epokën Digjitale”, më 27 Janar në Prishtinë ekspertë vendor dhe të huaj diskutojnë sfidat e privatësisë

Story i radhës

VOA: Presidenti Biden paralajmëron për pasoja ‘të rënda’ nëse Rusia pushton Ukrainën

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë
ShkoLartë