Komandanti i Mariupolit: Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi

Pavarësisht raportimeve se 100 civilë janë nisur nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupolin e shkatërruar nga lufta, për në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, një nga komandantët e forcave ukrainase thotë se edhe shumë të plagosur kanë mbetur pa u larguar.

Ka ende të plagosur edhe në fabrikë. Ata nuk janë evakuuar ende, por shpresojmë se do të largohen nga këtu. Gjendja e tyre është e rëndë, kanë nevojë për trajtim të duhur mjekësor, ushqim të duhur për t’u rikuperuar,” tha për BBC, kapiteni Svyatoslav Palamar, zëvendëskomandant i regjimentit Azov.

Problemet me ushqimin dhe ujin mbeten, tha ai, por ato që mbeten “po përpiqen të zgjasin atë që kemi për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Përveç shpresës për evakuimin e civilëve të mbetur, ai tha se “janë të gatshëm të luftojnë dhe nuk e kanë ndërmend të dorëzohen”.

Ai tha se shpresonte që zyrtarët ukrainas dhe udhëheqësit e vendeve të tjera “do të bënin gjithçka të mundshme për të evakuuar garnizonin tonë nga Mariupol”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Këto 4 shenja do të kenë më shumë para këtë verë

Story i radhës

Rrëfimi i ukrainases që sot doli nga bunkerët e Azovstal: S’e pamë diellin për shumë kohë

Të fundit nga