Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu është duke u “mënjanuar” brenda udhëheqjes së vendit.
Kështu, komandantët operacionalë tani po e informojnë drejtpërdrejt Vladimir Putinin.
Kështu ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, shkruan Sky News.
Në përditësimin e saj të radhës të inteligjencës, ministria tha se kjo ishte për shkak të “problemeve me të cilat përballet Rusia” në luftën me Ukrainën.
Ajo shtoi se oficerët dhe ushtarët rusë “ndoshta tallen në mënyrë rutinore” me Shoigu për “udhëheqjen e tij joefektive” ndërsa përparimi rus në Ukrainë ka ngecur.
Para se të bëhej ministër i mbrojtjes i vendit, Shoigu kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në sektorin e ndërtimit dhe Ministrinë e Situatave të Emergjencave, shtoi Ministria e Mbrojtjes. /]