​Komandantët e zonave nuk merrnin urdhra nga Shtabi i Përgjithshëm, thotë Remi në Speciale

July 14, 2023
min lexim

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UCK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin. Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ish-komandant Remi ka thënë se pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm jo gjithmonë kanë qenë të respektuar nga komandantët e zonave.

Mustafa: Ne e kemi përfunduar luftën dhe Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur me qenë hierarki e respektuar për dhënien e urdhëresave njësive vartëse.

Avokati Emmerson: Urdhrave?

Mustafa: Po.

Avokati Emmerson: Kur thoni ata nuk mund të na jepnin urdhra dhe nuk mund të pajtoheshim për asgjë pa pëlqimin e komandantëve të zonave, kjo do të thotë që në fakt ata nuk mund të ju jepnin urdhra apo jo, sepse nuk ishin në pozicion të siguronin zbatimin e këtyre urdhrave?

Mustafa: Ne i kemi njohur shumë pak, shumë vonë, nuk ka pasur besim të ndërsjellë sikur më vonë, nuk kanë mundur të më urdhërojnë të veproj pa dëshirën time, nëse unë nuk jam bind që është në rrugën e drejtë.

Avokati Emmerson: E kuptoj plotësisht që kështu ka qenë realiteti në teren por nuk e kanë pasur të qartë të gjithë këta që janë në sallën e gjyqit se si funksionin gjërat në praktikë.

Tutje Emmerson e ka pyetur atë edhe rreth takimeve që komandantët e zonave i kanë zhvilluar me Shtabin e Përgjithshëm, duke u ndalur të përshtypja që Ramush Haradinaj, ish-komandant i Zonës së Dukagjinit, kishte për pjesëtarët e Shtabit.

Mustafa: E kam vështirë të flas për pikëpamjet e të tjerëve por shpesh herë nuk kanë qenë Shtabi i Përgjithshëm të nderuar nga ne. Nuk po dua të flas personalisht për asnjërin”, ka thënë Mustafa.

Emmerson: Pra në terma të përgjithshëm mund të themi që komandantët e zonave nuk tregonin niveli ne duhur të respektit për shtabin e përgjithshëm. Tani nuk do të flas shumë sepse është bërë një gjykim për zonën e dukagjinit dhe të gjitha janë të dokumentuara, por Ramush Haradinaj për shembull ai mendonte se Shtabi i Përgjithshëm nuk është se po jepte ndonjë kontribut, ai besonte se ishin pikërisht ata burra që mbanin armët, ai ishte në drejtues i fortë, ishte goxha i famshëm në zonën e vet në Kosovë, dhe ai nuk kishte ndjesinë që Shtabi i Përgjithshme jepte kontribut të madh për këtë pjesë, apo jo?

Kjo u pohua nga Rrustem Mustafa ndërsa tutje avokati ka përmendur një takim që Bislim Zyrapi e kishte zhvilluar me komandantë të zonave, në periudhën para Rambujesë.

Sipas Emmerson, Haradinaj aty kishte pasur kritike për emërimet që bëheshin në Shtab duke theksuar se aty duhej të vendoseshin ushtarë e jo akademikë.

Avokati Emmerson: A ju kujtohet kjo mbledhje, mund të ju ndihmoj sikur të ju them që ai e ka filluar fjalimin duke shkrepur një automatik në tavan që të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve?

Mustafa…

Avokati Emmerson: A përdori një term, ju kujtohet termi që përdorte rregullisht për të përshkruar Shtabin e Përgjithshëm kur përshkruante në raport me luftëtarët e vërtetë në teren, kishte një term të vetin që e përdorte ai, ju kujtohet?

Mustafa: Shpesh herë i kemi përbuzur në takime, ka pasur raste që i kemi larguar nga takimi.

Avokati Emmerson: Ramush Haradinaj i thërriste turistë, të kujtohet?

Mustafa: Nuk po dëshiroj të lëshohem.

Ish-komandant Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk ka mundur të bëjë asnjë marrëveshje pa i pyetur komandantët e zonave.

Ai është pajtuar me avokatin Emmerson se në atë periudhë ishte e rëndësishme që të projektohej një imazh i UÇK-së për ndërkombëtarët, në mënyrë që të merreshin seriozisht.

Avokati Emmerson: Kur shihnit një urdhëresë të Shtabit të Përgjithshëm ju kishit përshtypjen mund ta zbatonit ose jo, pra ishte në dorën tuaj, në varësi të vlerësimit dhe nevojave të zonës suaj.

Mustafa: Unë jam përpjekur t’i zbatoj por ka raste kur nuk i kam përfillë.

Avokati Emmerson: A mund të jetë diçka urdhëresë, nëse vendosë ta zbatosh ose jo. Si rregull në ushtri kur jepet një urdhër duhet zbatuar, pa e vënë në dyshim vartësi këtë urdhërese, a mendoni që termi urdhëresë është përkufizimi i duhur nëse dikush vendosë të mos e zbatojë, apo mund të jenë thjesht kërkesa apo sugjerime që dikush pastaj vendosë t’i zbatojë ose jo?

Mustafa: Në ushtritë e rregullta urdhri zbatohet por ne edhe urdhëresat në atë kohë i merrnim si rekomandime, ne besonim se më mirë e njohim situatën ne nga vinim sesa Shtabi i Përgjithshëm, dhe Shtabi i përgjithshëm nuk e njihte…

Avokati Emmerson: Kjo ishte një përgjigje e rëndësishme dhe do të ju pyes prap lidhur me ketë, sidomos sa i takon qasjes së Ramush Haradinajt kundrejt Shtabit të Përgjithshëm. Ti the nuk e njihnin situatën siç e njohim ne në teren do të flasim prap për këtë.

tutje, Emmerson e ka pyetur atë për një takim në Shtabin e Përgjithshëm ku është diskutuar për caktim të pozitave.

Aty, ai e ka përmendur emërimin e Sylejman Selimit në krye të Shtabit, për cka kak thënë se kanë dashur ta kompletojnë Shtabin derisa të tjerët ka thënë se i kanë parë në nivel politik.

Mustafa: Me Sylejman Selimin kemi dashur ta kompletojmë Shtabin, të tjerët i kemi parë në nivel politik

Ne e kemi menduar vetën në shefin e Shtabit të përgjithshëm me komandantin për shembull Selimi kur ka ardhur komandant, ne e kemi menduar këtë rreth që jemi shtabi i përgjithshëm, jo të tjerët, kemi dashur ta kompletojmë shtabi ne përgjithshëm të tjetër i kemi parë në nivel politik, kurse shefin e shtabit, baskë me komandant të zonave, edhe komandantin në ardhje e kemi parë si Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së… Unë kam menduar me pas një njëri që ka qenë i dëshmuar në teren dhe është sikur ne që ishim në luftë dhe që mund t’i besonim, kjo është mendimi im, sepse fjala kontroll mund të interpretohet ndryshe por mendimi im është kështu”, ka thënë ai.

Ai është pajtuar me avokatin Emmerson se ka pranuar se mbledhje të tilla me Shtabin që ishin disi humbje kohe për komandantët e zonave.

Emmerson duke marrë për referencë disa dokumente e transkripte lidhur me këto takime.

Ndërsa tutje e ka pyetur atë për një telefonatë të përgjuar që siç ka thënë ai ka qenë në mes të Rrustem Mustafës dhe Adem Demaçit.

Por kjo është bërë në seancë private.

Emmerson ka përmendur një mbledhje ku sipas tij ka qenë i pranishëm Kadri Veseli, në periudhën në mes të takimit të parë dhe të dytë të Rambujesë.

Rrustem Mustafa ka pohuar kjo ishte hera e vetme që kishte takuar Veselin në një mbledhje me Shtabin e Përgjithshëm.

Gjatë kësaj dëshmie, Rrustem Mustafa ka thënë se Latif Gashi ishte pjesë e TMK-së pas luftës ndërsa ka pranuar që të njëjtin e kishte njohur pastaj me Kadri Veselin.

“Nuk më kujtohet por me siguri unë e kam njohur me të”, ka thënë ai.

Dëshmia e ish-komandant Remit do të vazhdojë të hënën në Gjykatën Speciale.

Gjatë gjithë ditës të akuzuarit e kanë përcjellur atë nga salla e gjyqit.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bebe Rexha iu drejtohet fansave në koncert: Lërini telefonat, shijojeni momentin

Story i radhës

Rashica: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Të fundit nga

Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag

Bundestagu dëshiron të trajtojë në një seancë të posaçme sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg këtë vit. Sipas informacioneve të studios së ARD në Berlin, Komisioni i Brendshëm i Bundestagut dhe Bordi i Kontrollit

Duke u bërë gati për fundin e TikTok-ut

Në më pak se një muaj, TikTok mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara – dhe fati i një ekonomie krijuese me vlerë miliarda dollarë është tashmë në rrezik. Pse është e
ShkoLartë