Kolela flet pas fitores me Laçin: I lumtur, por kemi shumë për të punuar

min lexim

Partizani ka marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. “Demat e kuq“ kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Laçin. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 44-t, kur Skuka ekzekuton me saktësi një penallti të fituar nga po vetë ai. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol“ në “Oversport“.

Kolela (Partizani): “Nëse e mbyllim kampionatin me 6 pikë do të thotë që biem nga kategoria. Ka ende shumë për të punuar. Kemi bërë një ndeshje të bukur, por i patë rastet dhe shpërdoruam shumë. Strategji për të bllokuar Mazrekajn? Unë mendoj se një skuadër duhet të punojë përtej një lojtari specifik të kundërshtarit, por si skuadër. Për sa i përket tranzicionit negativ është ajo që duhet të përmirësojmë në të ardhmen. Nuk ka një lojtarë specifik që fokusohemi, ne duhet të funksionojmë si skuadër.

Jam i lumtur për 3 pikët sepse punojmë gjithë javën për të fituar 3 pikët. Është ajo që kam thënë edhe në konferencën para ndeshjes që ne do të synojmë 3 pikët në çdo ndeshje. Jam i qetë sepse ka ende shumë rrugë për të bërë. Sigurisht që trajneri që ka qenë përpara meje ka bërë një punë të mirë, ndryshe skuadra nuk do të luante kështu dhe ne duhet t’i japim meritat. Unë dua të fus në ekip për të futur disa koncepte që i kam dhe vetë.

Mendoj se merita për një ndeshje të mirë është e të gjithë lojtarëve. Mesfushorët bënë mirë, por njësoj bënë edhe mbrojtësat dhe sulmuesit. Të gjitha repartet bënë mirë dhe funksionuan mirë, por kemi ende shumë për të përmirësuar dhe këtë gjë do ta bëjmë që nga seanca e radhës stërvitore”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vrau burrin dhe e hodhi në kanal, zbardhet rrëfimi i plotë i shqiptares

Story i radhës

Kacarska: Deputetet të mos tallen me Kushtetuesen!

Të fundit nga