Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka parashtruar një kërkesë të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishme për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në këtë kërkesë të datës 09 tetor 2024, që Geci e ka publikuar sot, ai e konsideron të domosdoshëm takimin me kryeministrin Kurti në lidhje me komunikatën nr. 59.
Sipas tij, kjo komunikatë ka dëmtuar rëndë familjen e tij, veçanërisht vëllain e tyre Ganiun, duke e quajtur “kolaboracionist me damkë”.
“Mosdhënia e përgjigjes ndaj kërkesës sime për takim më duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit”, shkruan mes tjerash Geci.
Postimi i plotë:
Kërkesë për takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës
Datë: 09.10.2024
I nderuar Kryeministër,
Kërkesës sime për takim me Ju, të datës 09.10.2024, ende nuk më është dhënë mundësia për realizimin e saj.
Zoti Kryeministër, ende po pres që të më mundësoni takimin e kërkuar. Mosdhënia e përgjigjes ndaj kërkesës sime për takim më duket si mbështetje ndaj Komunikatës nr. 59, një komunikatë e shkruar nga i biri i Haxhi Polatit. Kjo komunikatë ka dëmtuar rëndë familjen time, veçanërisht vëllanë tonë, Ganiun, duke e quajtur “Kolaboracionist me damkë”.
Në të njëjtën komunikatë thuhet se Ganiu u ka prirë ofensivave serbe, gjë që ka pasur pasoja të rënda për familjen tonë. Si rezultat i kësaj, Ganiu është plagosur, dhe dy shokë tanë janë vrarë.
Pres mirëkuptimin tuaj dhe një përgjigje sa më të shpejtë për këtë çështje të rëndësishme. Ende jam duke pritur.
Me respekt,
Halil Geci
Burimi: botasot.info