Kryetari i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, Ahmet Grajçevci, duke folur për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ka përmendur edhe një nga aktet e tmerrshme të krimit të luftës
Duke rrëfyer për ngjarjen mizore, ai ka thënë se kokat e shqiptarëve i kanë bërë llamba.
Grajçevci u shpreh se ““Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë], aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme.
Vetëm ata që janë kriminel, nga krimi kanë kalu na kanibalizëm, i kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba,i kanë vendosur poçen elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla, ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”