Pas lëkundjeve të tokës në Kosovë, në Facebook është paraqitur deputeti dhe shkencëtari, Jahja Kokaj.
Ai ka shkruar shkurt, duke thënë se tërmeti është ndier edhe në Gjakovë.
“Tërmeti ndihet ne Gjakovë. Valët prapaganduan ne drejtim veri- jug”, ka shkruar Kokaj.
Dridhje të fuqishme të tokës janë ndjerë pas orës 23:00 në Kosovë dhe Ballkan.
Epiqendra e këtij tërmeti, që dridhi edhe vendet e tjera të rajonit, është regjistruar në Bosnjë dhe Hercegovinë.