Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, pasi janë kapur me kokainë e kanabis.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi M. Ç., 35 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të automjetit, ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.
Po ashtu është arrestuar shtetasi B. P., 37 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të banesës ju gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike, e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.