Matheos Dërhniku 33-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.
Dyshohet se më datë 27.09.2024, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe është larguar me shpejtësi.
Gjatë kontrollit të kryer me vendim të Gjykatës së Korçës, në banesën e 33-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë dhe 1 peshore elektronike.
Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, me celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
BURIMI: Bota Sot