‘Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin’, Nora Istrefi tregon arsyet e divorcit

min lexim

Në një ndër intervistat e pakta në ekran, Nora Istrefi tregoi mbrëmjen e djeshme në ‘Më lër të flas’ për projektet muzikore, por edhe për jetën personale.

Përballë vëllezërve Veshaj, Nora foli edhe për ndarjen nga ish-bashkëshorti Robert Berisha. Ajo tha se divorci erdhi si një vendim i dakorduar nga të dy:

“Është një vendim që e kemi marrë të dy. Me Robertin, unë jam fejuar në moshën 23-vjeçare dhe kemi qenë për 14 vite bashkë. Kohën më të mirë e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, sensi i humorit, pamja… Kam kaluar shumë mirë. Por nuk shkoi ashtu siç e kisha parashikuar, lidhja pastaj ka pasur shumë kriza. Disa gjëra dua t’i mbaj për vete”.

“Erdhëm deri te divorci për të pasur qetësi shpirtërore”,- tha më tej këngëtarja.

Pyetjes së vëllezërve Veshaj, nëse ka mundësi për një bashkim me Robertin, Nora iu përgjigj me shumë stil dhe humor: “U bashkua Donaldi me Borën, prisni njëherë, e lemë me këta dy”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident në Sarandë, plagosen dy të mitur që udhëtonin me motor

Story i radhës

Pioli: Ishte një fitore e bukur, ja si është gjendja e Diaz

Të fundit nga