Koeman tregon prapaskenat e shkarkimit nga Barcelona

Ronald Koeman ka zbuluar se si ndodhi shkarkimi i tij nga posti i trajnerit të Barcelonës.

Trajneri holandez, Koeman, e përfundoi më herët sesa mendohej aventurën e tij te Barcelona. Rezultatet e këqija bënë që krerët e klubit t’i jepnin lajmin për shkarkimin.

Holandezi bëri të ditur se presidenti ‘Blaugrana’, Joan Laporta ia konfirmoi shkarkimin sa ishin në aeroplan.

“Mënyra se si më shkarkoi Laporta? Gjëja që më lëndon më shumë ishin sepse lojtarët ishin të ulur prapa meje, në aeroplan, derisa unë duhej të shkoja të ulesha anash tij”, ka thënë Koeman.

“Ai gjithmonë insiston se unë jam një legjendë e klubit, e dëshmuar… por sillet ndryshe”, shtoi holandezi.

Ronald Koeman ishte në krye të stolit të Barcelonës, para se Xavi Hernandez të merrte drejtimin e skuadrës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shënimet e gazetares: “Të dy donin njerëzit dhe të vërtetën”

Story i radhës

“Të vras se më gërvishte makinën”, eksperti: Çfarë i shtyn të rinjtë drejt akteve ekstreme

Të fundit nga