Kodi Penal duhet të ndryshohet veçanërisht në Kapitullin, i cili ka të bëjë me afatet e parashkrimit të veprave penale!
Shumë të akuzuar për krime të rënda janë amnestuar padrejtësisht për shkak të drejtës se parashkrimit!
Kjo mënyrë e trajtimi të krimeve nuk kufizon perimetrin e shtrirjes së tyre në një shoqëri, përkundrazi nxit kriminelët për recidivizizëm të krimeve dhe synimin e formave tjera të kriminalitetit…
Nuk është e drejtë të falet për tu mos gjykuar një kriminel për shkak të vjetërsimit të afatit për ndjekje penale!
Vendet në tranzicion, siq është edhe vendi ynë paraqesin Ambient të përshtatshëm për krim ekonomik të orgonizuar, korrupsion dhe forma tjera kriminalitetit, prandaj të amnestohen autorët e këtyre veprimtarive të rrezkshme shoqërore është e pa drejtë për shkak të implimentimit të parashkrimit të afateve për inicimin e procedurës së ndjekjës penale.
Për shkak të një anamolie të tillë të sistemit të së drejtës penale të ne shpesh ndodhë që qytetarët të detyrohen të marrin të drejtën në duartë e tyre!
Për kundër arsyetimit të ca doktrinave juridike -penale, për respektimin e të drejtës së parashkrimit të veprave penale, ky institucion duhet abroguar me qëllim që asnjë herë kriminelët veqanërisht ata ordinerë mos t‘i shpëtojnë ndëshkimit për shkak të respektimit të këtij institucioni (të drejtës së parashkrimit!
Arsyetimin e të drejtës se abrogimit e drejtës se parashkrimit të VP, dhe mos egzekutimin e Aktgjykimeve të plotëfuqishme gjyqësore ndaj individëve të caktuar për shkak të ekzistimit të kësaj të drejte, më së miri dhe në mënyrën më të dobishme shoqërore e jep përgjigjia në pyetjen: Çka do të ndodhte sikur i njëjti institucion juridiko- penal (e drejta e parashkrimit), të zbatohej edhe në rastet e krimeve të luftës, krimit të gjenocidit dhe krimeve më makabre të luftës, me siguri shumë kriminelë lufte do të ishin amnestuar padrejtësisht dhe mbrojtja e viktimave të pafajshme nuk do do të realizohej asnjë herë!