1.Kodi i Ri i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës (KPPRK-së, i botuar në Gazetën Zyrtare me datë 17.08.2022, do të hyjë në fuqi pas 6 muajve. Ky kod gjatë punimit të tij, fillimisht në lexim të parë ka qenë i pa favorshëm për avokatinë, që përmes përfaqësimit të interesave të OAK-së, fuqizonë avokatinë në masën më të madhe ndonjëherë. Dispozitat e këtij Kodi përcakton në mënyrë të qartë,saktësin, rrjedhat e procedurës penale të cilat janë të detyrueshme.Caktohen rregullat që garantojnë se asnjë person i pafajshëm nuk do të denohet. Ka një rrugëtim të caktuar siç është ai; i Procedurës Paraprake ku përfshihet: (hetimi, dhe ngritja e aktakuzës), Shqyrtimi Fillestar, Caktimi i Shqyrtimit Gjyqësor, Aktgjykimi (marrja dhe shpallja e aktgjykimit), Procedura sipas Mjetit Juridik dhe Ekzekutimi (marrja dhe shpallja e aktgjykimit).Kodi në fjalë është shprehje e mendimit në komunikim, sistem i rregullaveme këmbënguelje detyruestë domethënies, që bartë mundësinë e realizimeve numerikisht të pakufishme e të ndryshme në të folur, sistem i shprehjeve të mendimeve, mjet komunikimi midis njerëzve që në parim nuk ka karakter klasor për të shprehur mendime. Dijetaret klasik kan thënë se Kodi,”është art i mirësisë dhe i drejtësisë”,duke u shprehur me thënjen se edhe ”vet autoriteti i lartë shtetëror duhet t’i përkulet ligjit”.
2.Sa i përket gjuhës normative të ky Kod nuk është i papërsosur në fushën e së drejtës edhe atëherë kur shpreh diçka, jep ndonjë urdhëresë, ngase disa fjalë nuk janë të lidhura vetëm për një domethënie, nuk kanë vetëm një kuptim.Aty këtu të disa nene të këtij Kodi, gjuha është tejet e gjer e cila sjell deri të pacaktueshmeria adekuate me rregull themelor të gjuhes juridike që ajo të jetë precize, e sakt dhe e shkurtër pa fjalë të tepërta. Shumë fjalë të tepërta sjellin deri të lajthitja.Të ky Kod i cili përkah gjuha normative s’është ç’farë duhet të jetë. Paraqet norma të pakuptimtë si p.sh.,të neni 19 i këtij Kodi lidhur me shprehjet e përdorura – çështje e nderlikuar, hasimnë fjalën e shkruar;”inter alia” me domethenien – “Çdo rast që përfshin inter alia, më shumë se dhjetë të pandehur” etj.,etj,….diçka si term i huaj kur dihet se ligjet dhe kodet janë dokumente publike të cilat shkruhen për tu kuptuar,sepse ç’ka shkruhet lexohet – jo vetëm për juristet, avokatet, gjykatesit dhe zyrtaret e lartë të qeverisë, po edhe për popullësin e përgjithshëm. Ka të ngjarë,ndoshta hartuesi i këtij Kodi nga gjuha angleze ta përdor fjalën; “inter-action”me domethënje si bashkërishtma shumë se 10(dhjetë) të pandehur të kryerja e vepres penale.Të analogjia që paraqet interpretin sipas ngjajshmerisë si p.sh.,”Argumentum a comtrario duhet të shkruhet edhe në gjuhen shqipe (Arsyeja e kundërt) apo të neni 4 të Kodit ku shkruhet – Ne bis in idem (Askush nuk mund të ndiqet dhe të dënohet për vepër penale nëse është liruar). Shpesh ndodh që disa fjalë, të cilat përdoren në lëmin juridik, të kenë një kuptim, kurse një fjalë shumë kuptime pasi që pos kësaj gjuha nuk është e përkryer, pa dyshim, ndodhet në zhvillim të vazhdueshëm dhe shumë dispozita juridike janë të paqarta nga abstraktësiaformale e normave juridike, pasi synohet që ato të shprehen në formulime të atilla, që do të ngërthenin në vetvete sa ma shumë raste konkrete.
2.1. Në këtë Kod të shkruarja e disa fjalve dhe fjalive nuk janë të shkruara qartë ku në përgjithësi në disa nene hasim në uljën e vlerave të punimit të KPPRK-së,sepse do të ishte e papëlqyeshme që gjatë përgatitjes të projektligjit e jo (draftëligj) të përdoren forma gjuhësore të folura ose gabime drejt shkrimore, në atë rast ulet vlera e punimit.Fjalitë me disa fjalë janë të pa shkruara qartë, sidomos gjatë përdorimit të fjalëve të huaja të cilat fjalë nuk lakohen në gjuhen shqipe.
2.2. Në nenin 19 të këtij Kodi, të përkufizimi 1.20 shkruhet fjala Gjyqtari në vend që të shkruhet Gjykatësi. Si Gjykatësi dhe Gjyqtari qe të dytë e ndajnë drejtësinë – Gjykatësi e ndan drejtësin në Gjykatë, ndersa Gjyqtari e ndan drejtësinë dhe e gjykon një ndeshje ose në lojëra sportive.
3.Ndalimisi kategori kushtetuese,neni 29 (E drejta e Lirisë dhe Sigurisë) pika 2 shkruhet:”Çdokush që privohet nga liria – brenda 48 orësh duhet të dergohet përpara gjykatësit i cili vendos për masën e paraburgimit e tij/saj me propozim të Prokurorit të Shtetit – jo ma vonë se 48 orë nga momenti kur personi i privuar është sjellë para gjykatës”, Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës-Kodi Nr.04./L-123/13 dhjetor 2012 i cili është në fuqi nga 1 Janar 2013 sipas nenit 164 lidhur me Arrestimin gjatë fazës së hetimit në pikën 5. parshihet ndalimini cili ndalim nga ky nen nuk mund të ndalojë (48) orë nga koha e arrestimit e cila masë është shumë domethenëse kuptimplotë, ndërsa në Kodin Nr.08/L-032 I PROCEDURËS PENALE që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2023 disi shkarazi jo në mënyrë të thelluar shkruhet në nenin 5 p.4 kalimthi e parasheh këtë masë. Me urdher të prokurorit gjithnjë thuhet të ndalohetpër (48) orë nga koha e arrestimit, por në disa raste nga autoritetet përgjegjës për arrestin degjohen fjalet – “Dergoje në mbajtje”.Të arrestimi gjatë fazës së hetimit i cili arrestim dhe ndalim autorizohet nga prokurori i shtetit që ka filluar hetimin. Pas kalimit të këtij afati, policia që e ka kryer arrestimin e përkohshëm dhe ndalimin policor, policia e liron të pandehurin, përveç rasteve kur gjykatësi i procedurës paraprake ka urdhëruar masën e paraburgimit.
Kodet dhe ligjet përgatitën dhe punohen për popullin, pa dallime ndërmjet komuniteteve, por ato se pari duhet përshtatur kulturës dhe traditës, pastaj mentalitetit të popullit, kushteve ekonomike të tij, standardit të jetës së tij dhe kerkesave mesatare që do të mund të dilnin eventualisht nga idet e shoqërisë. Hartimi i çdo Kodi dhe Ligji në parimet e tija themelore është të shkruhet në atë formë që ngrit kuptueshmerinë për lexuesin.Gjuha normative i këtoj Kodi të disa nene është shumë i paqartë dhe jo mirë i përgatitur si Kod i paqartë me fjali të gjata sidomos gjatë përdorimit të fjalëve të huaja të cilat fjalë nuk lakohen në gjuhen shqipe.
4. Gjuha e kodeve dhe ligjeve është një ligjerim sektorial
Kodet dhe ligjet kërkojnë përdorimin e terminologjisë adekuate kushtetuese dhe ligjore.Duhet të shmangim përdorimin e termave të huaj,përveç rastit kur disa fjalë të huaja kanë hyrë në përdorimin e përditshëm të gjuhes shqipe dhe nuk kanë fjalë të tjera përkatëse në shqip,Përndryshe, terminologjia juridike të kodet dhe ligjet e ndryshme përbëhet nga terësia e termave profesionale dhe shkencore në fushën e së drejtës,sepse dispozitat ligjore janë dokumente publike të cilat shkruhen jo vetëm për juristët dhe zyrtarët e qeverisë por edhe për popullësin e përgjithshme të cilat ligje trajtojnë çështje të nderlikuara të politikës zhvillimore.
5.Parime të përgjithshme të shkrimit dhe drejtshkrimit të shqipes në teknikat
legjislative
Shkrimiështë paraqitja pamore e sendeve dhe mendimeve të shprehura në një gjuhë, duke përdorur shkronjat apo shenja të tjera. Shenjat e shkronjave janë shënime tingujsh, apo grup tingujsh, që përmblidhen në një alfabet. Pas përkthimit gojor, shkrimi është mënyra e parë e komunikimit mes njerëzve, dhe mjeti i parë i përdorur për ruajtjen dhe përçimin e të dhënave dhe informacionit në këtë Kod.
6.Termat e huaj
Kodet dhe Ligjet janë dokumente publike të cilat shkruhen jo vetëm për juristët dhe zyrtarët e qeverisë, por edhe për popullsinë e përgjithshme. Për shkak se ligjet shpesh trajtojnë çështje të ndërlikuara të politikave, është e rëndësishme që ato të jenë gramatikisht të sakta. Kjo paraqet një problem të veçantë për Kosovën. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës në shumë forma është ma i avasuar se disa kode të shteteve evropiane për shkak të kërkesës që të gjitha ligjet të botohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Secila gjuhë ka rregullat e saj gramatikore të cilat dallojnë nga tjetra dhe të cilat duhet të aplikohen në mënyrë të saktë për secilin ligj. Sidoqoftë, ka disa terma të përgjithshme gramatikore të cilat hartuesi është dashtë dhe duhet t’i merr parasysh gjatë hartimi të projekt kodit.
6.1.Fjala e huaj, e pranuar nga gjuha shqipe nuk lakohet, përveç rastit kur një gjë e tillë është bërë e përdorshme në gjuhën e përditshme. Gjuha dhe domethënia e fjalëve në shkrimin juridik, pa dyshim, është në interes edhe për gnoseologjinë juridike të shkrimit juridik si pjesë e filozofisë të së drejtës.
7.Kam për shtypjen se hartimi i këtij kodi nuk është i stilit të mendjes juridike shqiptare dhe teoricientëve vendas. Ka ndërhyrja të fushave të drejtësisë, dhe kjo në të lexuar vërehet ndërhyrja e zyrave ligjore të shteteve euro-perëndimore, sepse me të madhe i mungon terminologjia juridike shqip e cila terminologji përbëhet nga tërësia e termave profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës, pasi që termi juridik është fjalë që shpreh një koncept a veprim të caktuar në lëmin e të drejtës. Është shprehje profesionale juridike,term juridik – fjalë speciale që përdoret në kuadrin e të drejtës.
Në këtë drejtim,lirisht mund të thuhet se mendja juridike shqiptare nga fusha e shkencave penale dhe civile siç janë:I.Elezi, I.Salihu, E.Sahiti, R.Halili, H.Ibrahimi, B.Kelmendi,A.Zogaj, M.Kelmendi, V.Hysi, B.Ukaj, H.Demolli, gjatë hartimit të këtij kodi nuk janë konsultuar fare nga aspekti profesional lidhur me terminologjinë juridike, ngase termat nga gjuha juridike ose nga një gjuhë teknike duhet të përdoren në mënyrë të përshtatshme, kuptimplotë që i është dhënë atyre nga shkenca ose teknika ligjore që i mbulon. Kodi në fjalë ka bukur shumë fjalë të huaja, e fjala e huaj, e pranuar nga gjuha shqipe nuk lakohet, përveç rastit kur një gjë e tillë ka hy dhe është e përdorshme në gjuhën e përditshme,ashtu që edhe ia humb kuptimin e cilit do nosion.
8.Ky kod, aq voluminoz ka 546 nene i botuar në “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës 17.11.2022, ku aty këtu një nen i ka disa paragrafe e një paragraf disa nënparagrafe në nji nen me një teknikë legjislative shumë të “dobët”.Në të shkruar dallon paragrafi prej nenparagrafit. Ndonëse secili prej nesh shkruan në një mënyrë të veçante, ka një stil te tij individual, gjatë hartimit të një teksti ligjor duhet tu përmbahet disa rregullave të caktuara” gjë që të ky Kod i procedurës penale i mungojnë me të madhe.Dihet seTeknika Legjislative e hartimit të legjislacionit është shkathtësie cila kryesisht fitohet me anë të përvojës.
Megjithatë, ky Kod i procedurës penale përmbanbazën e sistemit ligjor modern krahas shteteve evropiane dhe është shumë domethënës si në aspektin shoqëror dhe historik mbase Republika e Kosovës e ka kodin e procedurës penale të vetin dhe të 3(tretin) me radhë si shtet që ka rëndësinë dhe kontributin shumë të madh dhe të çmueshëm në ndertimin,formimin dhe krijimin e procedurës penale në forma të avansuar përpara.
Prishtinë,Dhjetor 2022
Nga Prof.dr.Kadri BICAJ
Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO