Klubi shkarkon pas 10-vitesh trajnerin

min lexim

Pas 10-viteve në Turf Moore, Burnley vendos të shkarkojë trajnerin Sean Dyche.

Me 24 pikë dhe në vendin e 18-të të klasifikimit, skuadra në këtë sezon rrezikon të largohet nga Premier League dhe të zbresë në Championship, ndaj drejtuesit kanë vendosur të marrin masa për të shkundur lojtarët dhe për të dalë nga zona e ftohtë e renditjes.

Burnley ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit dhe në këtë formë, shkarkimi i 50-vjeçarit ishte i paevitueshëm.

Megjithatë, nën drejtimin e Sean Dyche, Burnley arriti dy herë ta ngjiste skuadrën në Premier League, ndërsa ia ka dalë edhe ta mbyllë një sezon në vendin e shtatë duke e dërguar Burnleyn në Evropë.

Ndërkaq, në ndeshjen e radhës në kampionat atë ndaj West Ham skuadrën pritet ta drejtojë trajneri i skuadrës U23 Mike Jackson i asistuar edhe nga drejtori i akademisë Paul Jenkins, ndërsa në këtë moment të vështirë, drejtuesit i kanë kërkuar edhe kapitenit të klubit Ben Mee të kontribuojë në menaxhimin e skuadrës derisa të zyrtarizohet trajneri i ri që do të pasojë Sean Dyche.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit 2022

Story i radhës

Grealish: Vetëm në atë moment kam patur frikë

Të fundit nga