Borusia e Dortmundit ka nxjerrë në shitje mbrojtësin belg, Tomas Munier.
Siç raporton prestigjiozja “Bild”, Edin Terziç nuk e dëshiron më në skuadër 30-vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishin me njëri-tjetrin.
Në lojë ka hyrë menjëherë Barcelona, e cila është gati për t’i bërë një ofertë tunduese klubit gjerman, i cili kërkon 15 milionë euro.
Siç raporton media gjermane, klubi katalanas i ka ofruar verdhezinjve një ofertë për të shkëmbyer Munierin, me Serxhinio Destin.
Nga ana e Dormtundit ende nuk ka asnjë përgjigje, por në Gjermani e shohin të mundur si transferim.