I ‘rilindur’ te Mallorca, Vedat Muriqi tashmë është futur në ‘radarin’ e disa klubeve të njohura evropiane.
Ylli i Kombëtares së Kosovës, është duke kaluar një nga sezonet më të mira në karrierën e tij.
Forma e tij e mirë tek Mallorca ka ndezur interesimin e disa klubeve evropiane, por siç raportojnë mediat spanjolle, Aston Villa është futur seriozisht në garë për sulmuesin kosovar.
Klubi anglez është duke e monitoruar Muriqin, madje, thuhet se Aston Villa është e gatshme të paguajë klauzolën në vlerë 40 milionë eurosh në mënyrë që asin e ‘Dardanëve’ të transferojnë në Premier League, në njërën ndër ligat më të forta në Evropë.