Zgjerohet lista: Subvencione për rrymë edhe për shkollat fillore e të mesme, ndërmarjet publike…

Shkup, 24 nëntor – Prej ditës së djeshme, kur mbaroi afati, pët furnizim të subvencionuar me energji elektrike me çmim preferencial nga 1 dhjetori janë paraqitur 233 shkolla fillore dhe të mesme nga të gjitha qytetet prej gjithsej 474 në territorin e shtetit, 50 ndërmarrje publike nga fusha e furnizimit me ujë dhe kullimi i ujërave të zeza nga gjithsej 70-të, si dhe 235 subjekte, persona fizik dhe juridik, nga fusha e sektorit ushqimor.

 

Sipas vendimit të Qeverisë, kompanitë që prodhojnë produkte ushqimore bazë si vaj ushqimor, bukë dhe produkte furre, miell, qumësht dhe produkte qumështi, industria e mishit dhe shpendëve do të marrin energji elektrike të subvencionuar përmes “EMV Shitjes” me çmim prej 80 euro për megavat orë, për shkollat ​​fillore dhe të mesme çmimi i subvencionuar do të jetë 95 euro për megavat orë, po aq sa për ndërmarrjet publike në fushën e ujësjellësit dhe kullimit të ujërave të zeza që operojnë me stacione pompimi dhe pastrimi.

“Për ata që e shfrytëzuan këtë mundësi dhe u regjistruan, SHA EMV përmes EMV shitjes do të fillojë nga data 1 dhjetor me furnizimin e tri kategorive të konsumatorëve që mbulohen nga vendimi i Qeverisë për energjinë elektrike të subvencionuar. Subjektet që deri dje nuk kanë dorëzuar dokumente të plota do të mund ta bëjnë këtë në periudhën e ardhshme dhe do të vendosen në furnizim të subvencionuar nga 1 janari i vitit të ardhshëm”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media në Qeveri.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në mbështetjen e qytetarëve dhe kompanive.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

​Southgate zbulon nëse Kane është rikuperuar nga lëndimi

Story i radhës

Klubi i njohur i Premier Leagues pas Vedat Muriqit

Të fundit nga