Liverpooli nuk pritet që të shkarkojë Jurgen Kloppin.
Sipas “Sky Sports”, drejtuesit e klubit anglez kanë besim të plotë te trajneri gjerman, pavarësisht rezultateve jo të mira këtë sezon.
Edhe Klopp thuhet se nuk po e mendon të ofrojë dorëheqjen.
Si rezultat i kësaj, te skuadra e drejtuar nga 55-vjeçari synohet që të ketë disa përforcime të mëdha në verën e vitit të ardhshëm.
Por, drejtuesit e klubit të Liverpoolit thuhet se fillimisht kanë synim që të sjellin një mesfushor në afatin kalimtar të janarit.
Jurgen Klopp me “Të Kuqtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Nga 12 ndeshje të zhvilluara në Premierligë këtë sezon, skuadra nga Merseyside ka grumbulluar 16 pikë dhe ndodhet në pozitën e nëntë.
Liverpooli e ka siguruar kalimin e grupit në Ligën e Kampionëve.