​Klopp: Ndeshja me Cityn ishte si një luftë boksi

April 10, 2022
1 minut lexim

“Luftë boksi” e ka quajtur trajneri i Liverpoolit ballafaqimin e skuadrës së tij me liderin aktual të Premier Ligës Manchester Cityn, sfidë kjo e zhvilluar të dielën dhe e cila përfundoi me barazim 2-2.

Këto dy skuadra jnë duke luftuar kokë më kokë për titullin e kampionit dhe kanë vetëm një pikë diferencë në majën e tabelës.

Edhe pse City kishte krijuar dy herë avantazhin prej një goli, skuadra e Jurgen Klopp reagoi dy herë për të siguruar një pikë nga udhëtimi në stadiumin “Etihad”.

Duke folur për Sky Sports pas ndeshjes, Klopp tha: “Çfarë loje e egër. Fillim më i mirë për Cityn, por mund ta përshkruani pak si një luftë boksi. Të dy me duart poshtë dhe për një sekondë ju merrni goditje të mëdha. Mund të tundesh pak dhe më pas të vjen goditja tjetër nga skuadra tjetër”.

“Më pëlqyen shumë gjëra, kur luanim me pasime të thjeshta ishim vërtet të rrezikshëm dhe kështu shënonim golat. Ishte një lojë e shkëlqyer dhe rezultati i duhur”, vazhdoi trajneri gjerman.

“Isha i bindur se mund ta fitonim këtë ndeshje. Ata ishin shumë më të drejtpërdrejtë se ne sot. Ata kishin një ide më të drejtpërdrejtë se ne dhe ne donim t’i linim ata të vraponin kur ishin në zotërim. Në mbrojtje ndonjëherë ishim në nxitim, ata na vunë nën presion dhe ne mund t’i mbrojmë më mirë këto situata”, shtoi Klopp në fund.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Guardiola: Humbëm një mundësi të madhe, por le të relaksohemi tani

Story i radhës

“Thuaj që mbështet Alibeajn dhe jo Berishën”/Stresi s`pranon, çohet në këmbë: Më hidhni arkë me vezë!

Të fundit nga

ShkoLartë