Klopp: Liverpooli duhet t’i kthehet bazave të futbolli

min lexim

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli duhet t’i kthehet bazave të futbollit për të dalë nga kriza aktuale.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së sotme të Champions-it kundër Glasgou Rejnxhërsit, tekniku gjerman zbuloi se si e ka menduar kthesën e “Reds”-ave, të cilët në Europë e nisën me një humbje 4-1 ndaj Napolit, ndërkohë që në Premier Ligë renditen -11 pikë nga kryesuesit e Arsenalit. Liverpuli ka fituar vetëm dy ndeshje në Premier Ligë këtë sezon duke rritur presionin.

“Po të kishim fituar ndeshjen me Brajtonin do të kishte qenë një ndjesi e ndryshme, por me të njëjtat probleme. Ne duhet të përmirësojmë pak a shumë gjithçka. Dy vite më parë ne ishim në një situatë të ngjashme kur humbëm 4 qendërmbrojtësit tanë, por gjetëm një mënyrë për ta zgjidhur. Këtë do të bëjmë edhe këtë herë”.

Mbrojtja e skuadrës së tij është kryqëzuar, ndërsa ka mbyllur vetëm dy ndeshje pa pësuar gol në të gjitha kompeticionet këtë sezon:

“Kemi pësuar gola të ngjashëm me skuadrat që kanë hyrë në të njëjtat hapësira. Problemi që kemi është se na duhet intensitet dhe nëse nuk e kemi atëherë është një problem. Duhet të jemi më kompaktë.

Mbrojtja është një art. Ka funksionuar për ne shumë mirë për një kohë të gjatë. Por duke parë që ajo nuk po funksionon, atëherë duhet të kthemi te bazat”.

Në lidhje me kundërshtarin e sotëm, Klop pret një ndeshje shumë të vështirë përballë finalistëve të Ligës së Europës sezonin e shkuar, pavarësisht se ata janë ende në kërkim të pikës së parë këtë sezon në Champions.

“Rejnxhërsi është një skuadër futbolli shumë e mirë dhe e mirëstërvitur. Ata bënë një sezon të shkëlqyer në Europë edicionin e shkuar. Për këtë duhet të jemi të përgatitur. Ne presim një luftë të vërtetë”, përfundoi Klopp.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbardhet dilema/ A është më mirë ta lëmë kondicionerin gjithë ditën ndezur për të kursyer energji?

Story i radhës

“600 mijë euro shërbime çlodhjeje”/ Tedi Blushi bën denoncimin për këtë ministri

Të fundit nga