Liverpool ka pasur një fillim të keq të sezonit në Premier League, por drejtuesit e klubit i kanë dhënë mbështetjen e Jurgen Kloppit, teksa kanë vendosur t’i japin buxhetin e duhur për nënshkrimet e reja në afatin kalimtar të dimrit.
Dhe tashmë Klopp ka rënë dakord për përforcimin e parë të dimrit. Bëhet fjalë për mesfushorin e Leipzigut, Konrad Leimer, i cili gjithashtu prej kohësh është në listën e dëshirave të Bayern Munichut.
Kontrata e Leimer me Leipzigun skadon në verën e vitit 2023, kështu që janari do të ishte koha e përsosur për t’u transferuar nëse klubi dëshiron të fitojë para.
Madje, ka dyshime se tashmë gjithçka është rënë dakord dhe Leimer do të bëhet lojtar i Liverpool në janar.