Klitshko flet për BILD: 120 mijë rusë janë vendosur afër kufirit, na duhet ndihma e miqve!

Ish-kampioni i botës në boks, njëherësh kryetari i Kievit, Vitali Klitshko është deklaruar rreth kërcënimeve me luftë që po i bën Moska zyrtare.

Në një intervistë për mediumin e madh gjerman, BILD, ai ka thënë se Ukraina ka nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga miqtë ndërkombëtarë.

Ai tregoi se gjithnjë e më shumë ushtarë rusë po vazhdojnë të vendosën në kufirin me Ukrainën.

“Para disa ditësh ne ende flisnim për 100,000 ushtarë, tani janë tashmë 120,000”, ka deklaruar ai.

Sipas Klitshkos, ky veprim i rusëve po i nervozon ukrainasët.

“Të gjithë po flasin për një luftë të mundshme. Nëse rusët pushtojnë, atëherë ne nuk kemi zgjidhje tjetër dhe duhet të mbrojmë vendin tonë, familjen tonë, atdheun tone”, deklaroi ish-kampioni i botës në boks.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Askush nuk e negocion identitetin maqedonas

Story i radhës

Mos e bëni kurrë! Ja çfarë ju ndodh nëse merrni paratë e gjetura në rrugë

Të fundit nga