Klitschko i thotë kancelarit gjerman se Ukraina ka nevojë sot për ndihmë

1 minut lexim

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, u takua të enjten me kancelarin gjerman Olaf Scholz në kryeqytetin ukrainas.

Klitschko tha se ata diskutuan nevojën urgjente të Ukrainës për “armë, ndihmë ekonomike dhe financiare” dhe i bëri thirrje Evropës të vendosë “sanksione më të forta dhe më efektive kundër agresorit rus”.

“Është e rëndësishme që liderët botërorë të vizitojnë Ukrainën dhe të shohin pasojat e veprimeve barbare të Rusisë, të cilat po shkatërrojnë qytetet tona dhe po vrasin brutalisht ukrainasit paqësorë”, tha Klitschko në një postim në Telegram.

Ai paralajmëroi se “nëse merret me të mirë” Putini, “vetëm do të shtojë oreksin e tij dhe lufta do të përhapet në vendet e BE-së”.

Sipas mediave të huaja, në këtë drejtim, Klitschko theksoi nevojën e Ukrainës për ndihmë të menjëhershme për të mposhtur pushtimin rus.

“Prandaj Ukraina, e cila ka marrë goditjen e së keqes perandorake dhe po mbrohet heroikisht, ka nevojë për ndihmë sot dhe tani!”, ka thënë më tej ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Roma është në kërkim të përforcimeve

Story i radhës

Kampioni i Kosovës është i panjohur për Malmon

Të fundit nga