Klithmat e përçarjes, këto këmbana të përditëshme!

May 26, 2022
1 minut lexim

Kur do ndalemi me akuza për të vdekurit që nuk vdesin kurrë?

Pse gjykohen ata sot, kur nuk janë në mesin tonë? A është e mundshme që në një të afërme të ndritshme të i nderojmë bashkarisht? Deri kur të veprojmë kështu, sikur ata fëmijët e përgaztë? Leni more të vdekurit të pushojnë të qetë o njerëz! Mos rrehni ujë në havan me këto trimëri të mujshme!

Pse nuk ndaloni njëherë me këto advokatura tërbuese, për tërbimin tonë kombëtar!

Përmendet lufta, të gjithë në këmbë sikur greizat me mburrje nga më të ndryshmet, përmendet liria, të gjithë rrahagjoksa se janë vetë liria, përmendet ikona e ndërgjegjes kombëtare, Adem Demaçi, një pjesë në këmbë thuase ai paska punue në kuvendin e Serbisë, përmendet ish presidenti, Ibrahim Rugova, pjesa tjetër prap në këmbë, thua se ky ishte kundër republikës paqësore, përmendet Ukshin Hoti, prap dikush me vesh në lesh, sepse nuk e kan lexua t’madhin, përmendet UÇK-ja të gjithë në këmbë, ne e kemi formue, ju keni qenë kundra luftës, përmendet i madhërishmi, Adem Jashari, të gjithë në këmbë, kemi qenë s’bashku me këtë trim në luftë!

Nuk jemi të njëjtë jo, ndryshojmë dhe se kjo është e natyrshme! O turpi i njeriut tonë, po deri kur kështu të shkapërderdhur për të ardhmen e shiptarisë me këto akuza e ndërskamca?

Përderisa përpiqemi të fajsojmë njëri tjetrin, të urrejmë njëri tjetrin, do të jemi të urryer edhe nesër e pasnesër ndër breza!

Pse hargjoni kohë të bëni këtë mbrojtje, këto akuza, kur të gjithë këta të nderuar, janë të mbojtur nga vepra e tyre e përjetshme! Nuk mbron dot njërin duke e fye tjetrin, dhe anasjelltas! Këta njerëz të mëdhenjë duhet të mbrohen me ligj nga vetë shteti, nga këto “fjalët e lira” dhe të pa ndershme.

Kjo është zgjedhja nëse mendojmë me ecë përpara si një shoqëri e shëndoshë në këtë shekullin e shqiptarisë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHBA-ja sekuestroi naftën iraniane afër ishullit grek

Story i radhës

Jeton Shaqiri: Në vitin e ri shkollor nxënësit do të mësojnë me tekste digjitale e poashtu edhe të shtypura

Të fundit nga

ShkoLartë