Klinaku mbron me sukses për ekipin zviceran, krenar që është e kombëtares së Kosovës 

October 22, 2022
1 minut lexim

Në kategoritë të ndryshme në Zvicër, luajnë me sukses një numër i madh i shqiptarëve të Kosovës. 

Ndër ta me sukses paraqitet edhe portieri Aruel Klinaku, i cili është anëtar i skuadrës së njohur FC St. Gallen U18. 

Synimet e Aruelit janë që të stërvitet dhe të përsoset në çdo aspekt, për të shënuar suksese me ekipin e tij. 

Image

Ai ka reflekset të jashtëzakonshme dhe kur është në portë i jep siguri të madhe skuadrës.   

Qysh në moshën 5-vjeçare ka filluar hapat e parë në akademinë Wil. 

16-vjeçari, që nga qershori i këtij viti është pjesë e FC St. Gallen U18.

“Unë jam pjesë e ekipit St.Gallen U18. 

Që nga mosha 5-vjeçare kam qenë në akademinë e futbollit të FC Wil deri në U16. Prej qershorit 2022 jam transferu në U18 të FC St.Gallen.

Stërvitjet janë shumë të mira. Unë e kam futbollin edhe pasion, për atë arsye jam shumë i motivuar dhe luaj me dëshirë”, thotë Klinaku për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Image

“Bota sot”: Si iu lindi dashuria për futboll?

Aruel Klinaku: Që nga fëmijëria kam qenë i lidhur me futbollin. Me kohën zbulova që futbolli dhe unë jemi të lidhur më shumë se sa veç hobi.

“Bota sot”: Cilat janë synimet?

Aruel Klinaku: Unë nuk mund ta paramendoj kohën time pa futboll. Që nga viti 2010 kur akademia e futbollit të St.Gallen mbajti një përzgjedhje prej 50 portierë, ku nga këta 50-të me zgjodhën talent i portierëve të kantonit në

St.Gallen. Prej atij momenti unë kam vepruar për me arrit qëllimin tim në drejtim profesional.

“Bota sot”: Ju paraqiteni edhe për kombëtaren e Kosovës U17, si ndjeni?

Aruel Klinaku: Unë jam shumë krenar që pas një viti testime nga kombëtarja e Kosovës, me ftoj të luaj në fanellën e Kosovës, për Kombëtaren time.

“Bota sot”: Si e sheh konkurrencën në kampionatin zviceran?

Aruel Klinaku: Konkurrenca është shumë e madhe sidomos prej moshës U18, mirëpo pasi që e kam këtë sport pasion dhe luaj me dëshirë dhe vullnet. Shpresoj që do të jem aty ku i kam qëllimet e mija.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Milani tregon fuqinë e kampionit ndaj Monza-s

Story i radhës

Polici kufitar përplas me makinë për vdekje një fëmijë 12-vjeçar

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë