Klekovski: “ZAJEDNICA” serbe në Kosovë mund të kërkohet edhe nga shqiptarët në Maqedoni

February 11, 2023
1 minut lexim

“Para dy ditësh edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, publikoi se e panon propozimin franko-gjemran për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky propozim franko-gjerman hap mundësinë për përplasje të reja dhe rezik që një zgjidhje e tillë të kërkohet edhe në Maqedoni” thekson Sasho Klekovski, analist dhe anëtarë i VMRO-DPMNE-së, në kolumnën e tij me titull “Propozim francez edhe për Kosovën”, të cilin e ka publikuar gazeta “Nova Makedonija”. Në të ai paraqet qëndrime personale.

Krahas tjerave, Klekovski shkruan: Propozimi franko-gjerman për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë shumë na kujton propozimin francez për marëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë. Maqedonia ka interes të madh për normalizimin e marrdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, por ka interes edhe si do të arihet kjo marrëveshje. Pa marrë parasyshë se çfarë mendimi ka për Albin Kurtin këtu tek ne, intereses principial i Maqedonisë është ti mbështesë kërkesat e Albin Kurtit.Interesi maqedonas është shprehur në marrëveshjene Ohrit, se “nuk ka zgjidhje teritoriale për problemet etnike”.

Asociacioni i komunave serbe në formë që do të dukej zgjiedhje teritoriale e probleme etnike (çështjet serbe) në Kosovë, do të krijonte rezik për tu kërkuar një zgjidhje e tillë edhe në Maqedoni. Ose një paralele tjetër: edhe Maqedonia ka interes në ndryshoj kushtetutën para antarsimit në BE , pas përmbylljes së çështjeve të hapura me Bullgarinë ndërsa jo më parë.

Maqedonia patjetër me zgjuarsi të përcjellë ngjarjet përshkak të përmbajtjes, procesit dhe afërsisë, shkruan Klekovski përcjellë Top24

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Werdeeri nuk i rezistoi Dortmundit

Story i radhës

Burrat i stresojnë gratë më shumë se fëmijët dhe arsyet janë të mëdha

Të fundit nga

Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

2 Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka
ShkoLartë