Kjo nuk i duhej rumunëve ndaj Kosovës

November 14, 2024
1 minut lexim

Kombëtarja e Rumanisë do të luajë të premten, më 15 nëntor ndaj Kosovës, në Arenën Kombëtare, nga ora 20:45, në xhiron e pestë, të parafundit të UEFA Ligës së Kombeve në futboll.

Rumania ka frikën nga kombëtarja e Kosovës. 

Në futboll kurrë nuk i dihet, nuk ka favorit pavarësisht se rumunët kanë përpaërinë e fushës dhe të publikut në stadium e Bukureshtit.

Megjithatë, rumunëve nuk iu duhej një gjë të cilët sonte e publikuan në mediat rumune.

“Para ndeshjes, e cila mund të na sigurojë në rast fitoreje vendin e parë në grup në fund të garës, zyrtarët e Shtëpisë së Futbollit dërguan një deklaratë duke bërë të ditur pse do të luhet kjo ndeshje, duke qenë se shteti rumun nuk e njohin pavarësinë e shtetit të Kosovës.

5 shtete evropiane nuk e njohin shtetin e Kosovës: Rumania, Spanja, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja”, shkruan mediumi rumun “Digisport”.

“Për të marrë pjesë në një garë sportive, duhet të pajtoheni me rregullat e saja.

Liga e Kombeve është një kompeticion i UEFA-s dhe Rumania është anëtare e UEFA-s dhe merr pjesë në garat evropiane, ku takohet me kundërshtarët që janë pjesë e UEFA-s.

Legjislacioni kombëtar nuk mund ta parandalojë këtë!

Refuzimi për të luajtur ndeshje kundër kundërshtarëve të caktuar mund të rezultojë me përjashtim nga gara”, thuhet në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale nga FRF”, transmeton media rumune.

Kjo as që duhet të përmendet nga rumunët!

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Studimi i MyBatteryHealth: Mos u frikësoni kur blini një veturë të përdorur elektrike

Story i radhës

Sela mesazh nga Haraçina : ASH kockë e madhe për ta gëlltitur, ju mbetet në fyt

Të fundit nga

ShkoLartë