Kjo është pozita e Shqipërisë në renditjen e re te FIFA-së

1 minut lexim

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, sot ka publikuar ranglistën e re të shteteve pas ndeshjeve të zhvilluara gjatë këtij muaji.

Shqipëria nuk ka pasur lëvizje në këtë listë të re, as ulje e as ngritje.

Kuqezinjtë pozicionohen në vendin e 66-të, prapa Sllovenisë dhe mbi Malin e Zi.

Shqipëria zhvilloi tri ndeshje gjatë këtij muaji, dy në Ligën e Kombeve, ku barazoi 1-1 me Islandën dhe u mposht nga Izraeli me rezultat 2-1. Ndeshja e tretë ishte miqësorja me Estonin e cila përfundoi pa fitues dhe me rezultat 0-0.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

ПОЗНАТИ СЕ ПРВИТЕ 30 ДОБИТНИЦИ НА НАГРАДИ ОД НАГРАДНАТА ИГРА „ИГРАЈ, СОБИРАЈ И ОСВОЈ“

Story i radhës

Çiftet më të bukura janë ato ku partnerët e kuptojnë njëri-tjetrin vetëm me një shikim

Të fundit nga