kjo eshte koha e duhur per te shpuar veshet femijeve 6281521f99be6

Kjo është koha e duhur për të shpuar veshët fëmijëve

May 15, 2022
1 minut lexim

Që në fëmijëri, vajzave u pëlqen të luajnë me kukullat, t’i veshin dhe të kujdesen për to. Me kalimin e viteve, kjo dëshirë fëmijërore kalon nga kukullat tek fëmijët.

Të mos keqkuptohemi, nuk nënkuptojmë që fëmijët janë objekte apo lodra, pasi do të ishte një ide e pabazë dhe absurde. Shumë nëna të reja kalojnë me orë e orë të tëra për të zgjedhur veshjet e duhura për vogëlushet e tyre, bëjnë kombinimet mes këpucëve dhe fustaneve, kordeleve dhe paliçetave, kapseve të flokëve dhe vëthëve etj.

Një aksesor shumë i rëndësishëm dhe femëror janë padiskutim vëthët. Me siguri ju ka ndodhur të vini re që shumë vogëlushe, më të vogla se 2 vjeç, i kanë veshët e shpuar. Por cila është mosha e duhur për t’i shpuar veshët një fëmije? Dermatologët dhe mjekët pediatër rekomandojnë që shpimi i veshëve të mos bëhet para moshës 6 vjeç.

Para kësaj moshe fëmijët kanë sistem imunitar të dobët, i cili mund të reagojë negativisht ndaj këtij veprimi dhe të shoqërohet me temperaturë të lartë, dhimbje veshi, inflamacion, pamundësi për të fjetur, realskion alergjik, fryrje dhe deri në qelbëzim të kësaj pjese delikate të trupit të fëmijës.

Mjekët rekomandojnë që shpimi i veshëve të bëhet në kushte të forta higjienike dhe të jeni të sigurtë që fëmija juaj nuk vuan nga patologjia e dermatitit atopik. Këshillohet që materiali i vëthëve të parë të jetë ar, argjend ose 100% titan.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

trump nuk ka shans qe musk ta bleje twitter in 62815219ccb23
Story i mëparshëm

​Trump: Nuk ka shans që Musk ta blejë Twitter-in

gjysma e pushtetit ne stadiumin e cairit perfshire kovacevskin e ahmetin 628152888b23f
Story i radhës

Gjysma e “pushtetit” në stadiumin e Çairit, përfshirë Kovaçevskin e Ahmetin

Të fundit nga

Sot riga shiu dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. IHK njofton se vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga
ShkoLartë