Kjo është kërkesa e ministrit Sali ndaj homologut të tij kosovar në lidhje me masat e vendosura

1 minut lexim

Masat e reja anti-kovid për të hyrë në Kosovë kanë bërë që ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali të zhvillojë bisedë telefonike me homologun e tij nga Kosova Rifat Latifi, me kërkesën që të rishqyrtohet masa e vendosur. Sali për TV21 tregon se nuk mundi ta bind Latifin për t’i shfuqizuar masat, pasi siç tha, ato janë sjellë në pajtueshmëri me gjendjen epidemiologjike atje dhe të njëjtat Sali i arsyeton.

“Kolegut Latifi ia shpreha edhe brengën e qytetarëve të RMV që kanë lidhje familjare, biznesore, e detyrime të tjera që i lidhin me Kosovën, e të cilët kjo masë i ka kufizuar ndjeshëm, duke konstatuar bashkërisht se gjendje me pandeminë në vendet tona është gati e njëjtë, me mirëkuptim kërkova që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve por edhe të pengohet qarkullimi i tyre i lirë“, tha për TV21 Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zëdhënësja e LSDM-së: Qytetarëve u duhen zgjidhje dhe jo zgjedhje të parakoshme

Story i radhës

Blinken mbi kohën e vendosjes së sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë

Të fundit nga