Kjo është data kur mund të zhvillohet ndeshja Kosovë-Izrael

1 minut lexim

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit e cila ishte planifikuar të zhvillohet më 15 tetor, u shty për shkak të situatës konfliktuoze të krijuar ndërmjet Izraelit dhe Palestinës.

Në vendimin e UEFA-së për shtyrjen e saj nuk u caktua ndonjë datë e re, por tashmë mediat izraelite raportojnë se kjo sfidë mund të luhet më 12 nëntor, përcjellë KosovaPress.

Sipas asaj që raporton mediumi izraelit “sport5.co.il”, kryetari i Federatës së Futbollit në Izrael, Shino Zoertz, ka biseduar me përfaqësues të UEFA-së pasi që në muajin e ardhshëm Izraelit do t’i duhet të luajë katër ndeshje në 9 ditë. Përpjekja e federatës izraelite për ta zhvendosur ndeshjen kundër Kosovës në dhjetor ose mars 2024 nuk pati sukses dhe sipas burimeve të njohura me detaje, UEFA ka ndryshuar datën, 12 nëntor, kur e pret ndeshjen në Prishtinë.

Duhet theksuar se kjo nuk është një datë zyrtare e UEFA-së dhe ende duhet pritur për ta mësuar atë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Banka Qendrore Evropiane gati për fazën tjetër të euros digjitale

Story i radhës

Amazon fillon dërgesa ilaçesh përmes dronëve në SHBA

Të fundit nga