Kjaer: Më mungonte fusha

min lexim

Simon Kjaer u rikthye pas një ndalese shumë të gjatë për arsye dëmtimi, por ai kishte pritur një tjetër rezultat ndeshjeje, pas një periudhe të gjatë:

“E kërkova unë zëvendësimin, pasi është normale që disa dhimbje të ekzistojnë, por më kishte munguar fusha, edhe pse do të kisha dashur që të luanim disi më ndryshe, të kishim marrë një tjetër rezultat.

Fatkeqësisht u pa qartë se ne mungoi uria.

Duhet të rigjejmë atë dhe mbi të gjitha qasjen se sezonit të kaluar.

Çdo ditë punohet dhe jepet maksimumi për të arritur ditën tjetër aty ku kërkon dhe psikologjikisht edhe pse nuk është e lehtë, në këtë aspekt ne jemi rritur shumë si skuadër në vitet e fundit.

Mendoj se kundër Sasuolos na mungoi aspekti psikokologjik, ajo qetësia për të arritur te pasimi i fundit dhe për të shënuar, pasi rastet i patëm.

Ndaj, kundër Interit duhet të jemi të gjithë shumë të kujdesshëm, sepse nëse nisim që të frenojmë shpesh tani, bëhet tepër e vështirë”, tha mbrojtësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dhoma e errët për një gjumë më të mirë

Story i radhës

Frika nga sulmet kibernetike, zbardhet vendimi më i fundit i qeverisë

Të fundit nga