“Kishte netë kur zgjohesha pa frymë fare!” Argjira Spanca flet për problemet shëndetësore

July 17, 2022
1 minut lexim

Moderatorja e njohur Argjira Spanca ka zbuluar se muajit e fundit ka patur disa probleme shëndetësore.

Përmes disa videove në Instagram ajo tregoi se ka patur probleme me mushkëritë dhe pas trajtimit ka zbuluar të tjera probleme që kanë ardhur për shkak të neglizhencës së saj. Mes të tjerash prezantuesja tregoi se ka patur netë kur zgjohej pa frymë fare po shtoi se tashmë është mirë.

“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkërit për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes. Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na iMntereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, ka thënë ajo.

Gjira muajit e fundit është komentuar shpesh për lidhjen me Graciano Taganin me të cilin bashkëjeton prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija. Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.

“Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arteta i çmendur pas yllit të tij

Story i radhës

Ukraina: Rusia po përgatitet për fazën e re të ofensivës

Të fundit nga

Gati 3 km kolonë në “Bllacë”

17 Shkup, 25 dhjetor – Ka shkuar në gati tre kilometra kolona e veturave në pikën kufitare “Bllacë”. Nga pamjet e siguruara, pasditen e sotme kolona e automjeteve në dalje të Maqedonisë
ShkoLartë