Kishte fshehur në fugon 177 steka me cigare, arrestohet 28-vjeçari në Portin e e Durrësit

April 28, 2025
1 minut lexim

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSH-së, 28-vjeçari.

Sekuestrohen stekat dhe furgoni.

Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell

Story i radhës

​Shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, institucionet flasin për rëndësinë

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë