Kishin shkuar për muaji mjalti, por gjetën vdekjen nga përmbytjet: Identifikohet çifti në Greqi

September 17, 2023
1 minut lexim

Një çift i sapomartuar austriak humbi tragjikisht jetën në Greqi, ku kishin shkuar për muaj mjalti. Sipas asaj që shkruan BBC, shtëpia ku ata kishin shkuar me pushime, në Potistika, u shkatërrua nga shirat e rrëmbyer, si pasojë e stuhisë Daniel që goditi vendin më 6 Shtator.

Ndonëse emrat e tyre nuk janë bërë publikë, Ministria e Jashtme e Austrisë tha se identitetet u konfirmuan falë ADN-së.

“Me dhimbje të madhe na duhet të konfirmojmë vdekjen e dy shtetasve austriakë në Greqi. Krahasimi i profileve të ADN-së kanë konfirmuar tashmë identitetet e dy personave që rezultonin  të zhdukur. Në këto kohë të vështira u shprehim ngushëllimet familjeve”, tha në një reagim për BBC, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Austriake.

Të shtunën, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se vendi i tij po përballej me ‘luftë në kohë paqeje’. “Përgjatë një harku kohor prej 2 javësh, u përballëm me zjarret dhe përmbytjet më të tmerrshme në historinë tonë”, tha ai.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Leutrim Rexhepi, fitore me vlerë të trefishtë

Story i radhës

Ahmeti: Nëse ne politikanët duam të sillemi vërdallë këtu dhe të votojmë për njëri-tjetrin, atëherë mos t’i bëjmë ndryshimet kushtetuese! Të tjerët do e braktisin vendin

Të fundit nga

​Verstappen mund të pezullohet nga GP

Max Verstappen është në prag të një pezullimi nga një garë në Formula 1, pas një incidenti të diskutueshëm me George Russell gjatë Çmimit të Madh të Spanjës të dielën e një
sqmken
ShkoLartë