Kirurgu jep detaje për nënën dhe foshnjën që vdiqën nga sulmet ruse

March 14, 2022
1 minut lexim

Kirurgu që u përpoq t’i shpëtonte jetën gruas së shpëtuar nga bomba në spitalin e javës së kaluar në Mariupol, si dhe foshnjës së saj të porsalindur, ka konfirmuar se të dy vdiqën.

Kirurgu, Timur Marin, i tha televizionit ukrainas nga qyteti:

Përderisa ajo po ankohej për dhimbjet që kishte ne morëm masat antishok, bëmë një operacion cezarian dhe morëm një fëmijë pa shenja jete. Zemrës së fëmijës për më shumë se gjysmë ore i japëm oksigjen por nuk funksionoi, pastaj oksigjen i japem edhe nënës për gjysmë ore ose më shumë pa asnjë rezultat. Ata të dy vdiqën.”

Pak histori rreth ngjarjes: Associated Press raportoi më herët se gruaja shtatzënë kishte vdekur, së bashku me foshnjën e saj.

Një imazh i AP i punonjësve të urgjencës që mbanin gruan shtatzënë të plagosur në një barelë jashtë spitalit të bombarduar të mërkurën e kaluar ishte raportuar gjatë tërë ditës, përfshirë këtu edhe CNN.

Siç raportoi më herët CNN, të paktën tre persona vdiqën në sulmin të mërkurën, i cili erdhi pavarësisht se Rusia ra dakord për një pauzë 12-orëshe në armiqësitë për të lejuar evakuimin e refugjatëve.

Në atë kohë, këshilli i qytetit të Mariupolit akuzoi forcat ruse se hodhën disa bomba mbi të nga ajri, duke e quajtur shkatërrimin “të madh”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Arsimi ynë, sfida dhe realitetet

Story i radhës

Jenson Button martohet më në fund me modelen e Playboy, arsyet që shtynë dy herë dasmën e tyre

Të fundit nga

Pesë qytete me ajër shumë të ndotur

7 Shkup, 28 nëntor – Në Kumanovë, Tetovë, Kërçovë, Kavadar dhe Strumicë ndotja e ajrit sonte është shumë e lartë. Stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit tregojnë se ajri është shumë i
ShkoLartë