Një ndër faktorët të cilët po e dëmtojnë shoqërinë Kosovare padyshim janë edhe disa mjete të informimit të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me politikën editoriale dhe me etikën dhe moralin njerëzor. Pas çlirimit të Kosovës u hapën një numër i televizioneve private i radiove lokale dhe për numërin e portaleve nuk dinë askush se sa funksionojnë në Kosovë.
Askujt nuk i interesoj themelimi i ndonjë mediumi i cili duhej të ishte në shërbim të qytetareve dhe të audiencës në përgjithësi. Këto të ashtuquajtura televizione private shumica u themeluan për interesa biznesore të individëve të caktuar të cilët fare nuk u morën me burimet e mirëfillta njerëzore por interesi i tyre ishte dhe është për fitimet materialo financiare.
Këto klane të cilat hapën mediume në Kosovë, s pari ata nuk kanë njohuri te mjaftueshëm dhe {dije} për ta themeluar apo zhvilluar një medium informativ. Po thuajse në të gjitha këto filialet televizive vrehet mungesa elementare e dijës të gazetareve të cilët at hok apo rastësisht për ta marrë një rrogë janë punësuar pa pasur arsimim të duhur, trajnim dhe përvojë në mjetet e informimit.
Po themi se për ditë në këto mediume jemi dëshmitar të defekteve profesionale të gazetarisë së mirëfilltë të cilët më shumë shkaktojnë huti përmes llapsuzeve dhe gabimeve elementare sesa arrijnë ta informojnë opinionin në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Këto defekte i shohim për ditë jo vetëm tek gazetarët por edhe tek profesionet tjera teknike duke filluar nga kameramanët pa përvojë dhe pa dije e deri tek redaktorët e lajmeve.
Se deri ku ka arritur niveli i kiqit dhe jo profesionalizmit në mjetet tona të informimit tregojnë më së miri debatet e përditshme të ashtuquajtura {politike} të cilat janë shkaktarët kryesor që po e përqajn politikën dhe shoqërinë në përgjithësi. Opinioni Kosovarë ka kohë që në mjetet tona të informimit në ato elektronike {televizive} dhe në segmentet tjera të informimit nuk ka pasur rast të shohë ndonjë temë të karakterit pozitivë, ndonjë reportazh për jetën dhe idilikën nëpër fshatrat tona, për rezultatet në prodhimtarinë bujqësore të ndonjë bujku të vyeshëm apo afarizmin pozitivë të ndonjë ndërmarrje private të cilat padyshim se ekzistojnë në Kosovë.
Lajmet e këqija me përmbajtje pesimiste janë {helëm} për popullin dhe të ardhmen e tij. Pothuajse për qdo ditë dhe netë gjuha e komunikimit me përmbajtje të mendësisë më të ulët primitive u servohet qytetareve. Kjo gjendje është e pa tolerueshme për kohën në të cilën po jetojmë. Kosova plot qe 20 vite nuk arriti të themelojë një televizion të mirëfilltë publikë. RTK-ja e cila financohet nga taksat e qytetareve të Kosovës është shembulli më i keq që i ka ndodhur Kosovës që nga pas lufta. Sot në Kosovë nuk shtypet asnjë gazetë ditore apo mujore.
Ky është mjerimi më i madh që mund ti ndodh një shteti i cili aspiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe shteteve demokratike. Mungesa e gazetave ditore është shkelje e të drejtave elementare të njeriut për tu informuar. Kjo e tregon moralin, etikën, sinqeritetin dhe përkushtimin e njerëzve të cilët krenohen se ishin apo janë intelektual dhe të cilët eksponohen si super struktura të shoqërisë Kosovare.
Duhet theksuar se është koha e fundit që Qeveria e Republikës së Kosovës përkatësisht Ministria e Kulturës të ndërmerr iniciativë për botimin e një gazete ditore për nevojat e qytetareve të cilët edhe në kohën e okupimit nuk u ka munguar shtypi ditorë. Shtrohet pyetja.. Ku janë ish gazetarët e Gazetës Rilindja, ku janë ish gazetarët e Radio Televizionit të Prishtinës të cilëve po u mungon motivi dhe invencioni për të marrur çfarëdo iniciative në botimin e ndonjë gazete e cila do ishte imperativ i informimit të qytetareve. Kjo heshtje po i qetë në pah karakteret e njerëzve, të pa denjë!…