Kinës i tërhiqet vërejtja: Mos i minoni saksionet ndaj Rusisë

April 6, 2022
1 minut lexim

Kina ka një “përgjegjësi të veçantë” për të mbështetur paqen ndërkombëtare dhe për të mos “minuar” sanksionet kundër Rusisë, tha të mërkurën shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, raporton CNN, transmeton Bota sot. 

Duke iu drejtuar Parlamentit Evropian në Bruksel, von der Leyen tha se Bashkimi Evropian pret që “pjesa tjetër e botës të marrë një qëndrim të qartë kundër luftës së zgjedhur të Putinit”.

Ajo shtoi se blloku i ka dërguar një mesazh Kinës duke bërë thirrje që sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga BE të respektohen, ose të paktën, të mos anashkalohen dhe minohen.

“Si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina ka një përgjegjësi të veçantë për të mbështetur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare,” u tha von der Leyen ligjvënësve të BE-së.

Ajo paralajmëroi se lufta që ka nisur Rusia nuk është e kufizuar në Evropë dhe do të përcaktojë se si do të trajtohen shkeljet e ligjit ndërkombëtar në të ardhmen.

“Kina duhet të mbajë një qëndrim të qartë për këtë”, shtoi ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këto pesë gjëra duhet t’i mbani sekret

Story i radhës

Arkitektura dhe rezistenca për liri

Të fundit nga

ShkoLartë