Sikurse shumica prej nesh, e dimë se Lojërat Olimpike Dimërore në Republikën Popullore të Kinës për plot 16 ditë filluan dje, pra ditën e premte me datën 04.02.2022.
Vet prezentimi nga Presidenti i Komitetit Internacional Olimpik, z.Thomas Bach e më pastaj hapja e Lojërave nga Presidenti i Republikës Popullore i Kinës, z. Xi Jinping, por edhe vet parakalimi i atletetëve, në radhë të parë ishte grandioz edhe fenomenal, pra parakalimi i të gjithë atletëve nga 90 vende të Kombeve të Bashkuara-shtete pjesëmarrëse në Olympia Beijing 2022 në Kinë.
Dhe aq më shumë ishte grandioz dhe fenomenal pjesëmarrja e Republikës sonë, Kosovës.
Sepse qe disa herë me radhë shteti i jonë, Kosova, me plot krenari po merr pjesë me atletët e saj gati në të gjitha degët e ndryshme tësSportit me nivel botëror, si edhe këtë herë në sportin dimëror Olimpik në Kinë.
E mu për këtë, gjatë parakalimit të Delegacionit tonë shqiptar-kosovar, zemra mu kënaq dhe pa pritë e pa kujtu sytë mu mbushën me lot.
Ishin lotët e gëzimit, të cilët më dolën nga thellësia e shpirtit tim.
E çfarë më bëri përshtypje e besa më bëri edhe skeptike, si dhe bukur shum më preokupoj, ishte ai ylli improvizues, me 6 rrema në formë të një fluske të dëborës, ku në mes të fluskës së madhe, pra në „zemër“ të yllit, u shafqen dy atletë kinezë me flakadanin Olympik në duar, përderisa rreth e m’rreth yllit në qendër me 90 emra të shteteve të Kombeve të Bashkuara, pjesmarrëse, secili shtet veç e veç u prezentua me emër të vet, të përmbledhur bashkërisht si fluska të vogla të borës në atë yll si një fluskë e madhe?!
Për një moment u shqetësova, sepse mu kujtua qyteti ëuhan-vendlindja e COVID-19, ku prej asaj dite kur u shfaq nga ky qytet, infeksioni e mori “rrugëtimin” e tij nëpër botë pa ndalur deri më sot!
E sikurse e gjithë bota e din, e dimë edhe ne, ky infeksion u bë “superfuqi“ shkatërruese në të gjithë globin Tokësor!
Andaj, koreografia e Flakadanit Olympik Kinez Beijing 2022 (sipas meje) në formë metaforike e prezentoi Kinën si “superfuqi“ botërore që ka arritur në atë shkallë të zhvillimit, sikurse vet koreografia imagjinuese e lojërave dimërore dhe shkrirja e yllit me 6 rrema nga vet nxehtësia e Flakadanit me në të bashkë 90 emrat e shteteve pjesëmarrëse të Kombeve të Bashkuara!
Nga Koreografia e Beijing 2022 fort mirë u pa vlerësimi si dhe qëndrrimi i Kinës ndaj shumë vendeve të botës, anipse Lojërat Olympike Dimërore kanë të bëjnë vetëm me sport e jo me politikë.
Se fundi i fundit, sporti duhet të jetë ambasador i shëndetit fizik e posaçërisht i shëndetit psiqik, por ka të bëjë edhe me politikë, por me një politikë demokratike të drejtë sipas të gjitha mundësive dhe të pastër e humane, nëse për asgjë tjetërë atëherë vetëm për hatër të Zotit të madh.
P.S.
Të gjithë e dinë se nxehtësia i shkrin fluskat e dëborës. Andaj, ne e pamë koreografinë Olympia Beijing 2022.
Një fjalë e urtë e jona popullore thotë: “Sytë jarë për me pa, e veshët janë për me dëgju“.